Një aeroplan i vogël i tipit “Cesna PN210N” është rrëzuar sot në Maqedoni, në lokalitetin e malit “Koka e Selanikut” në malet e Jakupicës, raporton portali MKD.
Sipas njoftimeve të para, me këtë aeroplan po udhëtonte një familje, e cila ka humbur jetën nga fatkeqësia fatale. Bëhet fjalë për një cift bashkëshortësh me dy fëmijë. Aeroplani ka qenë me regjistrim gjerman dhe po udhëtonte nga Ohri drejt Sofjes. Mbetjet e tij janë gjetur në malet e Jakupicës, ndërsa MPB pritet të dal me detaje. Aeroplani është aksidentuar si pasojë e motit të keq dhe turbulencave.
Sipas burimeve të Alsat rrëzimi i aeroplanit ka ndodhur 4.7 km në veri-perendim të Solunska Glave, në trekëndëshin mes Makedonski Brod, rajonin e SPB-Shkup dhe SPB-Veles.
Ndërkohë mësohet edhe identiteti i viktimave, bëhet fjalë për Boshnakov Angelov Georgi i lindur në vitin 1970, Boshnakova Georgiva Gergana e lindur në vitin 2005, Boshnakova Georgieva Biljana e lindur në vitin 2005 dhe Boshnakova Kornajeva Tzoneva Kalina e lindur në vitin 1972, që të gjithë nga Republika e Bullgarisë.
v.l/ Dita
