Rrëzohet një avion ushtarak në Ekuador, 22 të vdekur

Herion Mesi

Një aksident i tragjik ajror ka ndodhur ditën e djeshme në Ekuador në rajonin e Amazonës, ku 22 persona humbën jetën pas rrëzimit të një avioni ushtarak.

“Nuk ka të mbijetuar. Mendimet dhe lutjet tona janë me familjet e viktimave dhe forcat e armatosura. Kjo është një tragjedi”, shkroi në “Tëitter” presidenti i Ekuadorit, Rafael Correa.

Avioni i tipit “Arava” u rrëzua rreth orës 14:30, sipas asaj lokale, në provincën lindore, Pastaza, ndërsa shkaku i aksidentit nuk dihet.

Agjencia e lajmeve EFE raportoi se 19 persona në bord ishin anëtarë të forcave të armatosura të Ekuadorit, të cilët po udhëtonin për një stërvitje ushtarake. Në bord ishin edhe dy pilotë, si dhe një mekanik. /H.M/ Dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *