FOTO: Rrëzohet helikopteri ushtarak në liqenin e Shkodrës, dy të vdekur një i plagosur

Elton Tafaruci

Një helikopter i ushtrisë ka rënë në Liqenin e Shkodrës, duke u shkatërruar dhe mbytur. Paraprakisht mësohet se banorë të zonës kanë nxjerrë nga uji një pilot të plagosur në dorë, që është identifikikuar si Gerald BaraMuça. Ndërkohë mësohet se janë dy pjesëtarë të ekuipazhit që kanë humbur jetën.

Ministria e Mbrojtjes nëpërmjet një deklarate për mediat shpjegon rrethanat e rrëzimit të helikopterit në Malësi të Madhe.

Ministria e Mbrojtjes pohon se “Sipas planit të fluturimit, helikopteri EC 145, me numër bordi 637, me 3 ekuipazh në bord, kapiten Florian Deliaj, toger Donald Hoxha dhe ushtar profesionist Gerald Baramuca, janë nisur nga Farka sot në orën 12:10 në një fluturim stërvitor në përputhje me programin e planifikuar dhe miratuar më parë”.

“Në orën 13:45 ka qenë kontakti i fundit që helikopteri ka pasur me Qendrën e Kontrollit dhe Raportimit në Rinas. Pas humbjes së kontaktit, është nisur drejt zonës ku u humb kontakti një helikopter kërkim – shpëtimi”, thuhet në deklaratë.

Po ashtu, konfirmohet se ministrja e Mbrojtjes dhe ministri i Shëndetësisë janë nisur drejt Spitalit Rajonal të Shkodrës ku ndodhet njëri prej pjestarëve të ekuipazhit, ushtar profesionist Gerald Baramuca.

EC-145 është modeli I helikopterit të rrëzuar dhe është një nga 3 të rinjtë të blerë nga kompania franceze “EuroCopter”.

12

doanld hoxha
Donald Hoxha
Donald-Hoxhaj333
Donald Hoxha
3
Gerald Baramuca
Share This Article
6 Comments
  • POPULLI KA SHPETUAR ‘USHTRINE’ E GJENERAL NISHANIT APO USHTRIJA KA SHPETUAR POPULLIN NGA NJE SULM NGA TOKA AJRI DHE DETI NGA NJE KOALICION ARMIQSH!
    ‘Fol Bujar Mehmeti te lumte goja ,mjaft vodhe se po te del boja….!

  • Mos humbni paret me blerje teknike ushtarake franceze jane cilesi e dobet.Asht i vetmi shtet qe prodhon me hamendje perralla femijesh.Francezet jane te mirpergaditur vetem per karroca me shume kuaj.

  • Lajmi nuk eshte i qarte.Informacioni duhet te meret nga Ministria e Mbrojtjes.Cilet ishin dy pjestaret e ekuipazhit qe kane humbur jeten,a ka patur persona te tjere,cili ishte misioni i tyre ne Vermosh,cfare armatimi ka patur ne helikopter,ku u muar dhe ku do te dergohej ky armatim etj.KY INFORMACION MUND TE MERET lehtesisht nga komanda e repartit te helikoptereve ne FARKE,nga piloti i mbijetuar ose nga SHTABI I PERGJITHSHEM e MM.Gjithesesi kjo eshte nje ngjarje teper e rende e cila kerkon nje analize te thelle.Une i shpreh ngushellime familjeve te viktimave,si dhe i uroj sherim te shpejte pilotit te mbijetuar.

  • Zef Kallam e ke meritue mbiemrin se Kallam je nga mendja. Avionet Mirage e tanket Leklerc francez jane nder armet me te shtrejta ne bote mor Toc.

  • Lajmi nuk eshte i PLOTE…..Kjo eshte nje ngjarje teper e rende e cila kerkon nje analize te thelle.Une i shpreh ngushellime familjeve te viktimave,si dhe i uroj sherim te shpejte pilotit te mbijetuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *