Rrëzohet qeveria e Rumanisë, shkak kriza ekonomike dhe vala e katërt e Covid-19

Ornela

Ligjvënësit rumunë votuan të martën për rrëzimin e Qeverisë së pakicës, të udhëhequr nga kryeministri Florin Citu.

Rënia e Qeverisë kërcënon të thellojë krizën me të cilën po përballet Rumania, si pasojë e një vale të rëndë të koronavirusit dhe rritjes së çmimeve të energjisë elektrike.

Kriza në Qeveri nisi muajin e kaluar, kur partia e qendrës së djathtë USR u tërhoq nga koalicioni, duke thënë se Citu ka “qëndrime diktatoriale”.

Kjo ndodhi pasi kryeministri përjashtoi disa anëtarë të USR-së nga Qeveria e tij, përfshirë ministrin e Drejtësisë dhe atë të Shëndetësisë.

Ligjvënësit e USR-së iu bashkuan të martën partisë nacionaliste të ekstremit të djathtë AUR, për të votuar në favor të mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë, i cili u paraqit nga Partia Social-Demokrate e majtë.

Nga 318 deputetët e pranishëm, 281 votuan për mocionin, zero ishin kundër, ndërsa 37 abstenuan.

Citu, 49 vjeç, ka qenë kryeministër që nga zgjedhjet parlamentare të dhjetorit.

Sipas Kushtetutës së Rumanisë, presidenti Klaus Iohannis duhet të emërojë tani kryeministër të ri./REL

O.J/DITA

Share This Article
4 Comments
  • Ne kete gjendje politike, ekonomike dhe sociale te renduar si Rumania eshte edhe populli shqiptar.
    Prandaj sa me pare duhet shkarkuar per pergjegjesine qe ka rrangalli i yne mender kryeministri i rilindjes EDMUT RAMAVICI mbi gjendjen katastrofe qe ndodhet populli shqiptar ne te gjitha drejtimet nga ekonomia, financat, shendetesia, arsim, kultura, etj.
    Nuk shtyhet me nje kaqol dhe nje derdimen si MUT RAMAVICI, qe nuk ka tjeter vetem fjale me broçkulla dhe asnje veper dhe realitet per ngritjen ekonomike dhe sociale te popullit shqiptar.
    Ne nje ane kerkon kerkon te rrise te gjitha çmimet dhe taksat dhe tarifat ne stratosfere dhe per hedhur hi syve miletit shkon ne Spanje per gjoja qe te vine universitetet publike te Spanjes ne Shqiperi. sikur ne jemi keq per shkolla te larta qe nuk investohen nga qenefria e ketij zagari.
    Ka hyre ne mandatin e trete te qenefrise dhe kerkon te rrije akoma ne pushtet sikur ka patur suksese te gjitheaneshme.
    Prandaj duhet shkarkuar derdimeni EDMUT RAMAVICI sa me pare, sepse i behet mire si vendit dhe popullit shqiptar. Tung.

  • Mos u lodh shume miku A .Ramushi ka marre bekim te madh.Dhe,,,, udhezime te medha.A nuk e degjon qe ne cdo takim nderkombetar mburret me gjatesine 2m.e tij.E perserit kete mburrje idiote cdo vit e cdo takim e s’del nje nderkombetar t’i thote MJAFT se na cave koken me kete gjatesi.Le te vije dhe nje i shkurter por me koken plot.

    • Rama ka te meten e vjedhjes, por e kompenson me manovrimet e drejta ne ekonomi. Shmangu katastrofen e termetit dhe pandemise, nderhyri mire ne infrastrukture ( aeroporte, porte, hekurudhe, shkolla, turizem, sistemimi i ujit, dritave dhe rrugeve ne shume qytete etj). Nga ana tjeter kush do ta zevendesoje ?

  • Rumania ka perqindjen me te vogel te vaksinimit ne Europe. Vetem 15% e popullsise eshte helmuar me injeksionin. Me sa duket Rumunet dolen popull i zgjuar, duke injoruar planet e elites Globale Luciferiane ne ate zone. Kjo natyrisht ka pasoja serioze per sherbetoret e tyre lokal ne Politike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *