Zgjedhjet rrëzojnë Tsiprasin, betohet sot Kryeministri i ri i Greqisë

Elena Tase

Kur janë numëruar 99,84% të votave, Demokracia e Re ka siguruar bindshëm dominimin dhe fitoren në garën për të drejtuar Greqinë.

Demokracia e Re ka marrë 39,85% të votave ose thënë ndryshe 158 deputet. Partia SYRIZA e Alexis Tsipras ka marrë 31,53% ose 86 ulëse në parlamentin grek. Partia e tretë renditet PASOK me 22 ulëse në parlament. Ndërsa Agimi i Artë përfundimisht ka mbetur jashtë.

Kyriakos Mitsotakis, kryeministri i ri i Greqisë, ka shërbyer në krye të opozitës që nga viti 2016 dhe tashmë ia arriti që të rrëzojë Tsiprasin dhe të marrë drejtimin e Greqisë. Ndërsa ditën e sotme rreth orës 13:00 do të bëjë edhe betimin e tij si kryeministër. Për këtë fitore është uruar edhe nga kryeministri aktual i Greqisë, Alexis Tsipras. Në një status të gjatë në rrjetet sociale ai është përshëndetur me qytetarët grek për herë të fundit si kreu i qeverisë, e ndërsa ka zbuluar edhe se ka telefonuar Mitsotakis menjëherë pasi fitorja e tij u konfirmua.

Që nga zgjedhjet e vitit 2015 Demokracia e Re i ka dyfishuar ulëset në Parlamentin grek. Nga 75 që kishte tashmë ka 158, kurse nga ana tjetër partia SYRIZA e Alexis Tsipras ka humbur 59 vende dhe tashmë do të ketë 86 deputetë nga 145 të zgjedhur në 2015.

Partia e katërt KKE do të ketë 15 deputetë, pikërisht të njëjtën prani parlamentare si në zgjedhjet e mëparshme.

Të ardhurit në parlamentin grek do të jenë “Zgjidhja Greke”, e cila do të përfaqësohet nga 10 deputetë dhe “Dita 25” me 9 deputetë.

e.t./dita

Share This Article
2 Comments
  • Iken extremet Agimi i Vromes dhe PASOKU.
    Shoku i Rames i la amenet varrezat greke,qe aty perfundofshin!

  • SHPJEGOHENI ZOTERINJ GAZETARE PSE ME PERQINDJE TE AFERT , NUMURI I DEPUTETEVE KA FIFERENCE TE MADHE PER RASTIN E PARTIVE KRYESUESE . sHPJEGOHENI , SE VENDI KRYESOR ,PRA FITUESI KA 50 VENDE “DHURATE ” ..! Cipras eshte nje politikan i rralle , per tu pasur zili ..!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *