“Rri aty drejt dhe dëgjo”, Rama sherr me gazetarin, pasi e imitoi: Mësoje njëherë e mirë, unë nuk jam ti

Ornela

Kryeministri Edi Rama është përplasur ashpër me gazetarin Andi Tela në emisionin OPINION. Teksa po debatonin për tubimin e Bashës në shkelje të rregullave të covid, Tela i kujtoi kryeministrit se edhe kandidatët për deputetë të PS shkelin rregullat.

Në kundërpërgjigje, kryeministri bëri një lëvizje të trupit, duke imituar gazetarin dhe kjo shkaktoi debat mes tyre.

Pjesë nga biseda:

Andi Tela: S’ka nevojë të më imitosh

Edi Rama: Ore se çfarë them unë, e  di unë

Andi Tela: S’ka nevojë të përqeshësh e të imitosh

Edi Rama: Nuk është përqeshje…unë fola për gjuhën e trupit tuaj.

Andi Tela: The që u spërdrodha.

Edi Rama: Sapo nisa përgjigjen më ndërpreve

Andi Tela: Jo po ti…

Edi Rama: Unë nuk jam ti njëherë e para punës, mësojeni dreqi e mori njëherë e mirë që nuk ndërpritet kryeministri. Rri aty drejt dhe dëgjo përgjigjen time.

 

o.j/dita

Share This Article
7 Comments
  • E thote ligji vetem Kryeministri duhet haje mut pa e nderprerje qe te ngopet mire.Ik i futi i vize qe t’rehatohesh.

  • Faza maniake eshte e rezikshme : sepse ky kujtojne se ka gjithe te drejtat si sundimtar ! Ne vetem te drejte me degjuar Sundimtarin tone edhe me thane amin, kur jo me kundershtu ai eshte i pagabueshme! Sultan e kemi!

  • Te lumte o gjigand, o Napoleon Bonaparti i ri i Europes qe per fat drejton nje vend te vogel se ti duhej te ishe ne krye te Frances, Gjermanise apo Britanise per nga niveli intelektual dhe karizma e paperseritshme. I ktheve pergjigje epike atij gazetar hunderrit qe tu drejtua me ti. A thua se ishte Mark Marku. Sa per opoziten e hodhe prape nokaut mbreme qysh ne raundin e pare. Nje miting i rendomte, i urryer per publikun dhe votuesit, nje c’organizim i organizuar. Nje parking makinash rrumpalle, 2 gishta lart a thua se jemi ne 1992, dhe siper ne podium parkingu tjeter i karrocave te vjetra, Gonit te kalastrenave, Dashit te faqores, Mulit te molotovit, Mehdiut te gjyles se topit obuz 122, Nardit te servisit te makinave, dhe Mesiles se klithmave histerike , me Shpetymin e doganes. Nje ansambel i vjeteruar . Lere pastaj nje hapje shume e dobet me nje gerdalle pa shije dhe forme si Flutura Acka e uuryer ne publik. Kurse roja i gerdalles bordello 85 vjecare Neritan Licaj ishte ne qiellin e shtate nen efektin e kokaines. Ec perpara o gjigand i sigurte ne mandatin e trete. Populli eshte me ju dhe Neritan Licaj ne koshin e plehrave me 25 prill.

  • Ky rrugac arrogant, mosmirenjohes, injorant e pa edukate duhet nxjerre jashte politiles dhe Larguar nga pushteti nje here e mire.

    Shqiperia drejt shkaterrimit varferise dhe emigracionit nuk e mban dot me kete megaloman ne

    Kurriz
    dhe
    Pushtet

    sepse na e hengri shpirtin.

    • Boh, mund ti kerkonte ndjese Telajt per imitimin. Ka kryeministra qe kerkojne ndjese per dicka impulsive, dhe mbyllet me kaq. Mos mu drejto me “ti” eshte sikur te kapesh pas nje filli merimange. Mu kujtua se kohe me pare Gjylahmeti I tha Thanos mos mu drejto me “ti”. Sikur te kishte perpara ndonje hajdut xhepash. Dhe jo nje njeri te letrave.

  • Eshte mesuar me yes menet e PS qe edhe mund ti ofendoje , godase tu shaje grate me fjalor rrugaci dhe ata vetem buzeqeshin , sepse ata e dine se pa te ata jane zero , sepse te tille ka qejf lideri ta rethojne , gazetaret duhet ta bojkotojne dhe ta lene si presh kur ai i ofendon

  • I gjori kryeminister – Ne shqiperi duhet te mbash 7 kasketa si qeveritar: – lider – mesues – prind – prift apo hoxhe – roje nate – doktor etj. Kaq eshte niveli aty, eshte bere puna corap, te gjithe jane ekperta dhe filozove (c’fare dreqin hani apo pini ne mengjez?!) Ne perendim (atje ku doni te shkoni ) nuk guxon njeri ti drejtohet nje qeveritari ne menyra te tilla. Frustrimi i juaj vjen nga fakti qe nuk po arrini te kuptoni qe nuk ka qeveri qe t’ju shpetoj apo shnderroj ne rradhe te pare per shkak te historise sone dhe se dyti shpetimi apo shnderrimi ndodh ngadale duke kuptuar detyrat dhe punuar fort per te krijuar nje shoqeri me dinjitoze. per momentin shumica e njerezve aty e hane turpin me buke perdite . Duke pare situaten (shumica te zhytur ne korrupsion dhe krime) nuk duket se ka ndonje force ndryshe qe mund te beje diferencen, si rrjedhim me mire ky qe kemi per momentin sepse eksperimentet dramatike i kemi provuar shume here dhe me kosto kolosale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *