Rrihet brutalisht tifozi në fushën e lojës (Video)

Elton Tafaruci

Nuk është e vetme Shqipëria, ku dhuna në fushën e futbollit përbën një skandal. Në Brazil një tragjedi ka ndodhur ku viktimë e dhunës ka rënë një tifoz.

Në ndeshjen e rëndësishme për titull që përballte skuadrat braziliane të CSA dhe CRB në kampionatin Alagoano, u përjetua një nga skenat më të tmerrshme që janë parë ndonjëherë në një fushë futbolli.

Tifozët e të dyja skuadrave u futën në fushë pas përfundimit të ndeshjes dhe nisën një sherr masiv që përfundoi në tragjedi. Një tifoz është rrahur dhe është shkelur nga tifozë të shumtë. Nuk dihet gjendja shëndetësore e tij, por pamjet tregojnë vërtet një tragjedi.

Ky akt i dhunës është dënuar nga të dyja klubet si dhe nga federata e futbollit të Brazilit

 

 

https://www.youtube.com/watch?v=IlYsJNbGU-o

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *