Rrihet në mes të qytetit “spiuni” i policisë

redaktor

Pronari i një lokali në Vlorë u dhunua fizikisht në qendër të qytetit nga pronari i një tjetër lokali.

Të dy personat i kanë pronat ngjitur dhe mosmarrëveshjet e tyre kanë nisur prej kohësh.

Sipas policisë agresori e akuzonte fqinjin e tij se e spiunonte në polici dhe për këtë shkak e sulmoi me sende të forta në bulevard.

Nga ana e tij tregtari që u dhunua tha se midis tyre ka lindur konflikti për shkak konkurrence ndërsa akuzat për spiunim janë thjesht pretekste.

Policia shoqëroi ne komisariat  autorin e dhunës deri në sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *