Rripi i sigurimit, sot hyjnë në fuqi masat e reja

Elton Tafaruci
POLICIA RRUGORE PER RRIPAT E SIGURIMIT - Police rrugore duke gjobitur qytetare, ne kuader te fushates se sensibilizimit, per qarkullimin e shofereve me rripa sigurimi.

Duke filluar nga dita e sotme kushdo që nuk vendos rripin e sigurimit dhe mban fëmijën të pafiksuar me mjetet e nevojshme apo në vendin e parë, rrezikon të marrë një gjobë 10-fish më të lartë, deri në 15 mijë lekë, ndryshe nga sa ka qenë më parë.

Në zbatim të nenit 170 të Kodit Rrugor, Policia Rruore do të ndërmarrë edhe masa plotësuese me pezullim të lejes së drejtimit nga 6 muaj deri në një vit për ata drejtues automjetesh, që nuk zbatojnë Kodin Rrugor.

Policia Rrugore prej disa ditësh ka ndërmarrë një fushatë informuese për hyrjen në fuqi të masave të forta më përdorimin e rripit të sigurimit dhe pajisjeve fiksuese për fëmijë.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *