Gjatë këtyre ditëve janë vënë re ndryshime të shpeshta të temperaturës, e si pasojë ne njerëzit jemi më të rrezikuar që të prekemi nga virozat.
Përveç kësaj jemi edhe në sezonin e virozave. Kështu që ekziston mundësia për t’u prekur nga virozat e stinës.
Por si të kujdesemi për shëndetin tonë gjatë kësaj periudhe? Mënyra se si ushqehemi është një nga elementet kryesorë. Virozat dhe sëmundjet e lehta mposhten me perime dhe fruta.
Nuk është surprizë për askënd, nëse themi që frutat dhe perimet janë të pasura me vitamina që e ndihmojnë sistemin imunitar. Kryesisht, vitaminat A, C dhe E ndihmojnë sistemin imunitar, dhe frutat janë burimi primar nga i cili mund t’i marrim. Vitamina C gjendet në qitro, portokalle apo domate. Perimet me gjethe të gjelbra dhe avokado janë burimi kryesor i vitaminës E.
Ushqimet e pasura me zink janë të domosdoshme për trupin e njeriut në sezonin e dimrit dhe ushqimet e pasura me këtë mineral janë guaskat e detit, vezët, mishi i kuq, fasulet dhe kungujt.
Gjithashtu edhe supa e pulës ndihmon organizmin nga sëmundjet inflamatore duke e ulur ndjeshmërinë ndaj simptomave të stinës. Supa e kockave të pulës përmban kolagjen dhe ndihmon gjithashtu edhe me lëndë ushqyese dhe me aminoacide të cilat janë faktor në shmangien e sëmundjeve inflamatore. Supa e lëngshme, nëse serviret e ngrohtë, ju ndihmon edhe në hidratimin e trupit.
Pavarësisht ushqimeve që konsumojmë, një gjë shumë e rëndësishme është edhe të qenit gjithmonë të hidratuar. Çaji i ngrohtë është mënyra më e mirë për të qëndruar të hidratuar në sezonin vjeshtë – dimër.
O.J/DITA
