Rriten divorcet fiktive, qëllim sigurimi i dokumentave jashtë vendit

J L

Gjykata e Tiranës po përballet me një numër të shtuar padish fiktive për zgjidhjen e martesave, pasi bashkëshortët ndahen me marrëveshje me qëllim që njëri prej tyre të rimartohet jashtë vendit për të siguruar dokumentet e qëndrimit.

Ky lloj divorci po ndeshet shpesh në tre vitet e fundit edhe pse palët deklarojnë shkaqe të tjera si motiv të ndarjes.

“Një numër në rritje përsa i përket këtyre martesave, të cilat do t’i cilësoja fiktive. Ka pasur një moment që për shkak të gjendjes së rënduar ekonomike kanë emigruar dhe kanë lidhur martesa fiktive, thjesht për t’u pajisur me dokumente. Shtete më shumë ka në Greqi, në Gjermani së fundmi”, shprehet avokatja Megi Zonja.

Nga ana tjetër, problemet ekonomike janë shkaqet kryesore që çojnë drejt divorcit, pa përjashtuar edhe faktorë të tjerë.

Sipas të dhënave zyrtare të Gjykatës së faktit në kryeqytet, deri në në tetor të këtij viti janë regjistruar 621 padi për zgjidhje martese, 160 më shumë se vitin e shkuar. Për sa i përket zgjidhjes së martesës, për këtë vit kanë mbërritur mbi 1500 çështje të reja, ndërkohë për 2018-ën ishin rreth 1600.

Statistika për divorcet

2019-  621 çështje të përfunduara

2018- 461 çështje të përfunduara

2019- 1532 çështje të reja në gjykatë

2018- 1608 çështje të reja në gjykatë

 

j.l./ dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *