Rritet formalizimi i energjisë, CEZ rrit arkëtimet

anazapta

Kompania e Shpërndarjes së energjisë elektrike raporton se, në muajt e parë të këtij viti është rritur volumi i arkëtimeve. Për muajin Janar, vlera e tyre ka arritur në 4 miliardë lekë, apo 45% më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë. Kompania CEZ raporton gjithashtu se edhe niveli i humbjeve në rrjet është reduktuar ndjeshëm dhe se kjo praktikë mbetet prioriteti kryesor i administratës. Fushata e lançuar nga Kryeministri Rama dhe ngritja e Task-Forcës për evidentimin e debitorëve dhe shkëputjen e lidhjeve të paligjshme duket se po japin rezultate pozitive për kompaninë e furnizimit me pakicë të energjisë elektrike. Por nuk duhet lënë pa përmendur se, fushata e shlyerjes së detyrimeve ndaj kompanisë CEZ ka përfshirë të gjithë administratën shtetërore dhe një ndër praktikat më të zakonshme që po përdoret është ajo e shpërndarjes së rrogës ndaj nëpunësve vetëm kur ata vërtetojnë me anë të librezës shlyerjen e detyrimeve mujore të energjisë elektrike. Gjithashtu, vërtetimi i shlyerjes së detyrimeve ndaj CEZ po kërkohet edhe nga shërbime të tjera që shteti ofron për qytetarët dhe në disa bashki e komuna të vendit nuk mund të marrësh as edhe një çertifikatë familjare pa librezën e energjisë. Kompania e shpërndarjes së energjisë bën me dije se, aksioni për ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme po vazhdon në të gjithë vendin në bazë të një plani të detajuar dhe u bën thirrje të gjithë konsumatorëve që të paguajnë energjinë e konsumuar.

Share This Article
1 Comment
  • Gjithmone mushka e hazdisur hedh shkelma, deri sa bie ne usta dhe urtesohet.
    Filluan te hedhin shkelma, karrocieret dhe barinjte e lopeve, qe conin bagetine neper parqet e Tiranes, kur Edi Rama kryebashkiak dhe urdherin e prere, asnje kafshe ne qender te Tiranes dhe neper parqe dhe funksionoi, hodhen shkelma mushkat, por urdheri u zbatua dhe mushkat u urtesuan.
    Keshtu ndodhi me mushkat 8 + 1, hodhen shkelma, dolen edhe me barinjte nga Vucidoli, por rezultati, mushkat 8 + 1, spo ndihen me, jane zbutur.
    Keshtu do te ndodhe edhe me mushkat qe spaguajne energjine, se kryemushka i ka bere antare te partise dhe i ka thene, mos paguani, por erdhi perseri ustai qe i njeh mushkat xanxare dhe i fut ne dybek dhe shume shpejt do te shohim mushkat vucidolase, ose te rrine ne erresire, ose te mbajne rradhe te paguajne me qejf.
    Por ka akoma, Ustai akoma se ka shpalosur aftesine maksimale, qe ka per te urtesuar mushkat berishiane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *