Rriten interesat e depozitave në korrik

redaktor

Pasi arritën nivelin më të ulët historik në muajin qershor, interesat e depozitave shënuan një rritje të lehtë në korrik.

Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, interesi mesatar i ponderuar i depozitave të reja me afat maturimi 12 mujor (që është afati më i preferuar i kursimtarëve) u rrit në 1.9%, nga 1.76% që kishte qenë në Qershor.

Rritje kanë shënuar dhe kthimet nga depozitat 3 mujore dhe 6 mujore, përkatësisht me 0.09 dhe 0.03 pikë përqindjeje. Që kur Banka e Shqipërisë filloi politikën e saj lehtësuese monetare në mes të vitit 2011, depozituesit kanë qenë më të “ndëshkuarit”, teksa kanë parë kthimin nga kursimet e tyre ë të zvogëlohej ndjeshëm.

Nga rreth 6% që ishin interesat e depozitave 12 mujore në fillim të 2010, ato zbritën në rreth 2% përgjatë 2014-s, duke u ulur me katër pikë përqindjeje. Për momentin, më fitimprurëse mbeten depozitat afatgjatë, interesat e të cilave janë ulur me ritme më të ngadalta në raport me ato afatshkurtër.

Për depozitat 60 mujore, interesi vjetor është 4.7%, nga 7.2% që ishte në mes të 2011-s, përpara se të fillonte politika monetare lehtësuese e Bankës së Shqipërisë.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *