Rriten me 45% çmimet e shtëpive në 9 vitet e fundit në Shqipëri

Amelda Amelda

Të dhënat e raportuara së fundi nga ‘Indeksi Fischer’ që mat Banka e Shqipërisë tregojnë se brenda 1 viti, çmimet e banesave u rritën me 9%.  Kryeson Tirana me 12.3%.

Që prej vitit 2013 dhe deri më sot, çmimet e apartamenteve në Shqipëri janë rritur me 45%.

Shumica e shtëpive janë blerë nga rezidentët, edhe pse 1 në 3 prona që shiten janë nga qytetarë që nuk jetojnë brenda vendit.

Shumica e banesave të shitura janë blerë më para cash dhe jo përmes kredisë bankare.

Edhe pse ndërtimi ka marrë “boom” vitet e fundit, Shqipëria vazhdon të ketë problem në kohën mesatare të shitjes së një prone.

Në fund të dhjetorit të vitit të shkuar koha mesatare e shitjes ishte 11 muaj.

a.m/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *