Rriten pagat për 65 mijë punonjës, ja kategoritë që përfitojnë

Leda Hysa

Mbi 65 mijë punonjës të administratës shtetërore do të përfitojnë rritje të pagave.

Lajmi bëhet i ditur nga ministrja e Financave dhe e Ekonomisë, e cila shprehet se ky është një tjetër premtim i mbajtur i qeverisë.

Anila Denaj shkruan në Facebook se rritja do të aplikohet nga data 1 Prill, ndërsa liston edhe kategoritë e përfituesve.

Njoftimi i Ministres së Financave dhe Ekonomisë:

Sikurse është bërë e ditur gjatë procesit të miratimit të Buxhetit 2019, punonjës të disa sektorëve të rëndësishëm do të përfitojnë rritje të qenësishme të nivelit të pagave të tyre. Kjo rritje do të aplikohet duke filluar nga data 1 Prill 2019. Nga kjo politikë do të përfitojnë:

36 mijë mësues të Arsimit Parashkollor, Arsimit Bazë, Arsimit të Mesëm të Përgjithshëm dhe atij Profesional do përfitojnë rritje të pagës prej 7 %

4,650 mjekë dhe 13,765 infermierë dhe staf shëndetësor, një rritje prej 7 %

6,800 ushtarakë të cilët përfitojnë një rritje mesatare të pagës mujore në masën 7 %

3,560 punonjës të sistemit penitenciar(policia e burgjeve) të cilët përfitojnë një rritje mesatare të pagës mujore me 7%

308 punonjës të përfaqësive diplomatike jashtë vendit të cilët përfitojnë një rritje të diferencuar të pagës mujore që shkon nga 7-20%;

Në total, parashikohet që të përfitojnë mbi 65 mijë punonjës buxhetore, me një kosto vjetore në buxhetin e shtetit prej 3 miliardë lekë.

Qeveria Shqiptare mbetet e angazhuar për të vazhduar politikën e rritjes domethënëse të pagave në administratën publike, pasi e konsideron si një element kyç në përmirësimin e ofrimit të shërbimeve publike ndaj qytetarëve.

l.h/ dita

Share This Article
9 Comments
  • Drejtuar stafit te Gaetes Dita,
    Jo me vone se dje ju botuat nje shkrim te nje gazetari lapangjoz me emrin Klodian Tomorri I cili e quante mashtrimin e rradhes se KM ngritjen e pagave per arsimtaret dhe mjeket dhe infermieret duke filluar nga 1 Prill 2019. Po tani cmund te na thoni per shkrimin e Tomorrit??? Kush eshte mashtruesi I rradhes??? Perse nuk e detyroni ate lapangjoz kazanesh te kerkoje falje publike. Dhe pastaj ju vjen keq kur KM ju quan kazane mediatike. Eshte fare pak te thuash kazan kur me paturpesi dhe pa asnje verifikim paraprak “zhgarravites profesioniste”mediash e portalesh shkruajne cfare ju vjen per mbare ose ate qe ju kerkon padroni.

    • Mos u nxito Leart.
      A u diskutua dhe a mori nje vendim KMinistrave. Kur ?
      Ku eshte VKM-ja,
      Ka vajtur ne QBZyrtare per tu botuar ?
      Kryeministri dhe Ministria e Financave na i thane keto ne Dhjetor kur miratuan Buxhetin-2019.

  • Ju deshen 6 vjet ne pushtet Edi Rames te tentoje me ne fund nje rritje pagash qe nuk eshte as per te lare rritjen e cmimeve keta 6 vjet. Jo me kot hyn ne fuqi me 1 prill (si ajo marrveshja e Rames me LSI per bashkqeverisje).

  • O Laert e pse harxhon kohe me Diten, asaj ka kohe qe i ka humbur busulla. Eshte bere gazete ku vetem shfryjne dufin psiqik komentues paranojak

  • Po pedagoget e universiteteve ne cfare kategorie te punesuarish futen?!!!Nuk jane edhe ata mesimdhenes te kategorise me te larte ne Shqiperi?!!!Nuk degjohet kurre te flitet per rritjen e pagave te tyre!!!!

  • pse ca te nenes e co te njerkes , te gjithe kemi nevoja imediate se vetem buke ham te tjerat i kane politikanet e deputetet

  • Rama ,vjet premtoi se do riste rogat e punonjesve ,Mjekeve e arsimtareve ,dhe premtoi pedhe ritje per pensionistet e mjere . Po i genjehu perfundimisht kete shtrese te mjere te pensionisteve . U mburr m 2 .8 % ,si gjeli ne maje te plehut ,ku inflacionin e ka me sume se kjo shifer . Pra shkurt pensionistet jane cdo vit keq e me keq..Mire qe i genjehu ky Ramuti , po te pakten ti kishte lene ne vend numuro .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *