Rriten shifrat edhe në Greqi, regjistrohet rekord për numrin e të intubuarve

time

Në Greqi, në 24 orët e fundit janë shënuar 52 viktima nga koronavirusi, 3 më shumë se dje, ndërsa numri i të vdekurve nga pandemia në total ka shkuar në 7038.

Nga këto, 95.8% kishin një sëmundje tjetër ose ishin 70 vjeç e lart. Ndërkohë që numri i rasteve të reja është 2512 duke pësuar rritje krahasuar me një ditë më parë që ishin 2405.

Si asnjëherë më parë, një rekord i ri negativ u regjistrua sot për numrin e pacientëve të intubuar, ku 545 pacientë po trajtohen në intubim, nga të cilët 67.5% janë burra.

h.b/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *