Rriten shpresat për Vllazninë, Laçi komplikon gjithçka

Dita

Kategoria Superiore ka mbyllur javën e parafundit të saj, pa zgjidhur asnjë prej verdikteve të pritshme në këtë fundsezoni.

Ndeshja më drithëruese ishte ajo në Kamëz, mes vendasve dhe Laçit, dy ekipe me objektiva të kundërta, por që vendosnin veç fateve të tyre, edhe atë të Vllaznisë së Shkodrës.

Laçi kaloi në avantazh në minutën e dytë, me golin e Reginaldos, por në minutat e fundit situata u bë drithëruese, kur Kamza barazoi përkohësisht rezultatin 5 minuta nga fundi. Por, kurbinasit arritën të shënonin sërish dhe të fitonin këtë duel, duke bërë që Kamza të rrezikojë seriozisht rënien nga Kategoria Superiore, ndërsa Vllaznia të shpresojë ende për mbijetesën në 90 minutat e fundit të edicionit të sivjetshëm.

Në “Loro Boriçi” të Shkodrës, Vllaznia përmbysi brenda pjesës së parë avantazhin paraprak të Kukësit, me Cinarin dhe Kalanë që iu kundërpërgjigjën golit të Balde.

Një fitore që, në bashkërendim me humbjen e Kamzës ndaj Laçit, u jep shpresa shkodranëve për të bërë të pamundurën për mbijetesën në 90 minutat e fundit ndaj Skënderbeut.

Nga ana tjetër, kamzalinjtë do të ndeshen me Partizanin.

Partizani, nga ana e tij ka fituar 2-1 në Vlorë përballë Flamurtarit, duke mbetur ende në zonën e kupave europiane, së bashku me Luftëtarin, që mposhti 3-1 Skënderbeun kampion, por me arnime në fushën e lojës, për t’i dhënë më shumë hapësirë lojtarëve të paaktivizuar shumë këtë sezon.

Teuta e Durrësit fitoi me goleadë ndaj Lushnjes, 6-2, duke siguruar matematikisht qëndrimin në Superiore, ndërsa lagunarët e kanë prerë prej kohësh biletën për në Kategorinë e Parë./tch

s.a/dita

Share This Article
3 Comments
  • Vini re makinacionet e futbollit tone! Ne javen e fundit Vllaznia fiton ne Korce, ndersa Partizani fiton me Kamzen! Kjo eshte e sigurte si kristali! Nderkohe, Kamza i bashkohet Lushnjes ne te paren! Strategji shume te lexueshme te te ashtuquajtures Superiore! Te na rroje Duka, e te na lere pas!

  • Dihet qe Korca do ja lere fitoren 1-0 Shkodres po Partizani nqf do vere ne vend prestigjin e saj ne luften që po i ben FSHF dhe ganksteri Duka dhe klanit te tij koruptiv tja lere fitoren Kamzes dhe keshtu i pelcet baba ne dore Dukes e te tjereve. Ne te kundert Partizani te mare bishtin nen shale e te rije urte se kot ankohen per FSHF e Dukes dhe kamikazet e tij albitra.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *