Prezenca e një presioni të lartë atmosferik i cili ndodhet i vendosur mbi Ballkanin Perëndimor, po sjell alternime kthjellimesh dhe vranësirash të pakta në territorin e vendit tonë.
Pritet që me dominim të kthjellimeve në një pjesë të mirë të ditës të jetë Ultësira Perëndimore, ndërsa vranësirat më të dukshme do të jenë përgjatë shtrirjes lindore të Shqipërisë.
Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten gradualisht në mëngjes dhe rreth mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 0°C deri në 18°C.
Era do fryjë e lehtë dhe deri mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë.
