Rriten tensionet, Koreja e Veriut: Zv/Presidenti amerikan është idiot

Dita
Choe Son Hui, Deputy Director General of the Department of US Affairs of North Korea Foreign Ministry, briefs journalists outside the North Korean embassy in Beijing, China, Thursday, June 23, 2016. Choe is in Beijing to attend the Northeast Asia Cooperation Dialogue and said North Korea is confident of coping with nuclear war. (AP Photo/Andy Wong)

Një zyrtare e lartë e Koresë së Veriut, Choe Son-hui është shprehur se zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence “është idiot”, ndërsa paralajmëroi me një shfaqje të mundshme bërthamore në rast diplomacia dështon.

Gjatë ditëve të fundit, të dyja palët kanë paralajmëruar se takimi i 12 qershorit mes Donald Trump dhe Kim Jong-un mund të shtyhet, madje edhe të anulohet.

Koreja e Veriut thotë se nuk do të shkojë në takim nëse SHBA-ja këmbëngul në çarmatosjen e njënashme bërthamore, ndërsa në krahun tjetër, Donald Trump tha se është Koreja e Veriut ajo që duhet të plotësojë kushte për bisedimet.

Në një artikull për mediat shtetërore në Korenë e Veriut, Choe Son-hui shkruan se zëvendëspresidenti Mike Pence bëri komente të pakujdesshme, sidomos kur krahasoi Korenë me Libinë.

Ajo e cilësoi Pence “një idiot politik që krahason një shtet bërthamor me Libinë, që thjesht kishte instaluar disa pajisje dhe luante me to”, duke shtuar se nëse SHBA do të takohet me Korenë e Veriut në një sallë apo në një shfaqje bërthamore, kjo varet nga vendimet dhe sjellja e Uashingtonit.

s.a/dita

Share This Article
3 Comments
  • Tani, qe Pence eshte idiot kjo dihet boterisht. Po kjo shoqja do bente mire te mos e kishte thene se sikur i ul vertetesine pohimit.

    • Megjithese eshte idiot prape do ishte me mire te ishte ai president ne vend te Trumpit. Eshte absurde por eshte e verteta e hidhur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *