Në 24 orët e fundit kanë vdekur 217 persona si shkak i koronavirusit në Spanjë duke e çuar në 27.321 numrin e përgjithshëm të të vdekurvve nga virusi.
Kujtojmë se prej një jave Spanja kishte bilancin më të ulët ditor që prej dy muajsh, ku regjistroi ditë pas dite shifra tragjike të të vdekurëve nga koronavirusi.
Lajmi është bërë me dije nga Ministria e Shëndetësisë në Spanjë, ku ndër të tjera është thënë se kjo shifër e 24 orëve të fundit është më e larta pas 8 majit.
Në këtë shtet ka nisur lehtësimi i masave të Covid-19, vendi ka hyrë në fazën e dytë të virusit por qytetarët janë të detyruar të zbatojnë rregullat e higjenës dhe distancimin social.
j.l./ dita
