Rritet buxheti për bashkitë, kusht performanca

Edona Llukacaj

Në këshillin konsultativ me njësitë e qeverisjes vendore u fol kryesisht për draftin e projektbuxhetit për vitin 2020.  Buxheti vendor për vitin 2020 do të jetë 57 milionë dollarë më i lartë se buxheti që kishin në dispozicion 61 bashkitë gjatë vitit 2019, çfarë do të thotë një rritje me 11.2%.

Sipas draftit të projektbuxhetit për vitin e ardhshmë, rritja e të ardhurave në arkën e pushtetit lokal do të arrihet nëpërmjet rritjes së transfertës së pakushtëzuar me 600 milionë lekë si dhe nga transferta për arsimin parashkollor.

Por përtej rritjes së buxhetit, raporti i monitorimit të performacës në nivel bashkie shfaq se perfomanca e vendorëve jo gjithmonë i justifikon fonde e marra. Disa bashki  nuk kanalizojnë mjaftueshëm fonde për investime dhe nuk janë transparente sa i takon të ardhurave dhe shpenzimeve. Për këtë arsye qeveria ka lënë disa detyra me kusht për vendorët, në mënyrë që të meritojnë fondet.

Referuar projektbuxhetit 2020, të ardhurat vendore parashikohen në rreth 26.9 miliardë lekë dhe shpenzimet në 55.2 miliardë lekë./ Scan

e.ll./dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *