Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Rritet çmimi i naftës: 50 dollarë për fuçi
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Ekonomi > Rritet çmimi i naftës: 50 dollarë për fuçi
Ekonomi

Rritet çmimi i naftës: 50 dollarë për fuçi

Elton Tafaruci
Published May 26, 2016
Share
SHARE

Çmimi i naftës shkoi në 50 dollarë për fuçi për herë të parë në vitin 2016. Rritja i faturohet ndërprerjeve të furnizimeve dhe rritjes së kërkesës globale. Çmimi referencë i naftës bruto arriti në 50.07 dollarë për fuçi në shkëmbimet aziatike.

Të dhënat amerikane sugjeruan të enjten se inventarët e naftës kishin rënë për shkak të ndërprerjes së furnizimeve si pasojë e zjarreve në Kanada, vend i cili është edhe furnizuesi më i madh për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Përveç zjarreve në Kanada, edhe aktiviteti i militantëve në Nigeri ka reduktuar prodhimin në Nigeri në më pak se 1.4 milion fuçi në ditë, çka shënon një rënie me 40%.

Çmimi i naftës bruto është rritur me 80% që kur shënoi vlerën më të ulët në 13 vite në fillim të vitit, prej 28 dollarësh për fuçi. Bisedimet e muajve të fundit mes OPEK-ut dhe Rusisë për ngrirjen e prodhimit të naftës kanë ndikuar në rritjen e çmimeve.

Në të njëjtën kohë, kërkesa nga ekonomi të mëdha, të tilla si Kina, India dhe Rusia ka qenë më e mirë nga ç’pritej. Përballë zhvillimeve të fundit, analistët kanë filluar të rrisin parashikimet e tyre.

Goldman Sachs tha më herët gjatë muajit se pret që çmimet të qëndrojnë në vlerën e 50 dollarëve për fuçi në pjesën e dytë të vitit 2016 dhe të arrijnë në 60 dollarë në fund të vitit 2017.

Elton Tafaruci May 26, 2016
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?