Italia ka regjistruar një rritje dramatike të rasteve të reja të vdekjeve nga koronavirusi 24 orët e fundit. Autoritetet shëndetësore të vendit fqinj raportojnë se 529 persona kanë humbur jetën, duke e çuar në total në 108,879 numrin e vdekjeve që prej fillimit të pandemisë.
Sot kemi rreth 100 viktima më shumë, pasi dje u regjistruan 417 vdekje.
Edhe numri i infeksioneve ka njohur rritje. Autoritetet raportuan për 16017 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, pas kryerjes së 301451 tamponëve.
Që nga fillimi i epidemisë, numri i personave të infektuar me COVID në Itali ka shkuar në 3,561,012, ku raste aktive janë 562,832
o.j/dita
