SI ISHTE, SI BËHET / Rritet vlera e zhdoganimit të automjeteve

anazapta

Një kosto shtesë do të shtohet për makinat që do të zhdoganohen tani e tutje.

Pas idesë për rishikimin e lejeve të qarkullimit, çmimit të karburantit që mbetet ndër më të lartët në rajon, qytetarët do të duhen të përballen dhe me një kosto të re, atë të zhdoganimit të makinave.

Një udhëzim i posaçëm i firmosur nga Ministri i Financave, Shkëlqim Cani me 11 shtator dhe i hyrë në fuqi dje në fletoren zyrtare ka ndryshuar pikën 17 të udhëzimin nr. 25, datë 30.11.2007, “Për procedurat e shqyrtimit të vlerës doganore, burimet e informacionit dhe afatet e publikimit të dosjes me të dhëna të disponueshme, si dhe zhdoganimin e automjeteve dhe pjesëve të këmbimit të tyre”.

Dhe kjo pikë është një nga pikat më të rëndësishme të këtij udhëzimi, pasi përcakton vlerën e zhdoganimit të makinave në bazë të cilindratave të tyre.

Ajo që bie në sy është rritja e doganës për të gjithë llojet e makinave dhe kategorizimi i tyre në nënndarje të tjera nga çfarë ishte aktualisht.

Përshembull në udhëzimin ekzistues për kamionçinat apo furgonët kishte tre nënndarje në bazë të tonëve dhe shumën përkatëse për vlerën e zhdoganimit, tashmë me udhëzimin e ri ndarja bëhet në pesë kategori.

Për makinat e tjera vlera rritet minimalisht 300 mijë apo 500 mijë lekë në varësi të cilindratës së makinës apo vitit të prodhimit.

Si ishte

17.1 Për autoveturat:

a) Deri 1400 cc jo më pak se 100 000 lekë

b) Mbi 1400-1900 cc jo më pak se 150 000 lekë

c) Mbi 1900-2500 cc jo më pak se 250 000 lekë

d) Mbi 2500-3000 cc jo më pak se 300 000 lekë

e) Mbi 3000 cc jo më pak se 350 000 lekë

 

17.2 Kamionçinë, furgonë dhe kamionë:

a) Deri në 3.5 tonë jo më pak se 480 000 lekë

b) Mbi 3.5-10 tonë jo më pak se 600 000 lekë

c) Mbi 10 tonë jo më pak se 840 000 lekë

 

Si bëhet

17.1 Për autoveturat:

a) Deri 1400 cc, jo më pak se 130.000 lekë;

b) Mbi 1400-1900 cc, jo më pak se 200.000 lekë;

c) Mbi 1900-2500 cc, jo më pak se 325.000 lekë;

d) Mbi 2500-3000 cc, jo më pak se 400.000 lekë;

e) Mbi 3000-4500 cc, jo më pak se 500.000 lekë;

f) Mbi 4500 cc, jo më pak se 800.000 lekë.

 

17.2 Kamionçina, furgonë dhe kamionë:

a) Deri në 1.5 tonë, jo më pak se 400.000 lekë;

b) Nga 1.5 tonë deri në 3.5 tonë,

jo më pak se 600.000 lekë;

c) Nga 3.5 tonë deri në 10 tonë,

jo më pak se 850.000 lekë;

d) Nga 10 tonë deri në 15 tonë

jo më pak se 1.000.000 lekë

c) Mbi 15 tonë, jo më pak se 1.200.000 lekë./DITA

Share This Article
2 Comments
  • Titull spekulativ a thua u rriten me 100 mije 200 mije Lek te rinj.
    Thuaj do rriten me nga 5 mije deri ne 10 mije leke, shume qe per ate qe blen makine kushton sa nje dreke familjare apo sa 1 “kafe” tek kolaudimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *