Rritet me 4 viktima bilanci i sulmit në Bruksel

Elton Tafaruci

Ka shkuar në 35 numri i viktimave nga sulmi terrorist i së martës, në 22 Mars në Bruksel. Lajmi është bërë i ditur nga agjencia e Lajmeve AFP e cila ka njoftuar  se është zyrtare ky numër.

Autoritetet belge kanë deklaruar se katër persona kanë vdekur në spital në orët e fundit, si rezultat e plagëve të marra nga shpërthimi në aeroport dhe metro.

Nga sulmi terrorist i mëngjesit së 22 marsit mbetën  të plagosur edhe 300 persona, ndërsa ngjarja u morr përsipër nga Shteti Islamik.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *