Rritet me 60% pagesa e papunësisë

Dita

Qeveria miratoi dje vendimin për caktimin e nivelit bazë të së ardhurës nga papunësia. Niveli bazë i së ardhurës nga papunësia do të jetë 11 000 lekë në muaj. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të përballohen nga fondet e parashikuara në buxhetin e vitit 2016, miratuar për Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë. Në vendimin e mëparshëm, niveli bazë i së ardhurës nga papunësia ishte 6850 lekë në muaj.

 Ndërkohë që ndryshon edhe koha e dhënies së kësaj pagese, duke shkuar në përpjesëtim të drejtë me kohën e dhënies së kontributeve për sigurimet shoqërore. Personave, të cilët plotësojnë kushtet, u paguhet e ardhura e papunësisë, në varësi të periudhës së kontributit të sigurimit shoqëror, përkatësisht për: a) 3 muaj, për personat me një periudhë kontributi, të paktën, një vit; b) 9 muaj, për personat me një periudhë kontributi, të paktën, 5 vjet; c) 12 muaj, për personat me një periudhë kontributi mbi 10 vjet.”

Por cilët janë kategoritë që përfitojnë të ardhura nga papunësia:

a) Të kenë kontribuar në sigurimin shoqëror për një periudhë të paktën 12-mujore, për çdo rast përfitimi;

b) Të jenë regjistruar si punëkërkues të papunë pranë zyrës përkatëse të punësimit;

c) Të kenë paraqitur kërkesën me shkrim dhe të kenë plotësuar dokumentacionin përkatës, brenda 60 ditëve nga data e lindjes të së drejtës, për t’i përfituar këto të ardhura. Përjashtim nga ky rregull bëjnë rastet kur personat e papunë janë të sëmurë dhe e vërtetojnë vonesën e kërkesës me raport mjeko-ligjor;

ç) Të jenë paraqitur në zyrën përkatëse të punësimit një herë në muaj ose sa herë, që thirren nga kjo zyrë. Në rast mosparaqitjeje, pa shkaqe objektive, humbasin të drejtën e përfitimit të këtyre të ardhurave;

d) Të pranojnë të punësohen, kur u ofrohet punë e paguar dhe e përshtatshme nga zyra përkatëse e punësimit;

dh) Të pranojnë të kualifikohen ose të rikualifikohen kur u ofrohet nga zyra përkatëse e punësimit.

Share This Article
6 Comments
  • A dini gje ju te gazetes DITA se ne ate mbledhje qeverie qe eshte marre vendim per papunesine eshte marre edhe vendimi per pensionet e ish ushtarakeve!
    Deri ne oren 21.00 nuk keni botuar asnje lajm!
    Sic duket po mendoheni mire para se ta shpallni kete lajm surprise si talljen e radhes per ish ushtaraket!
    Kujdes!
    Ne vend qe te na kerkojne falje,qe na kane mbajtur per 25 vjet 50% te pensionit,tallen duke na thene se “PO JU FALIM BORXHET”!
    Pra hajduti therret “KAPENI HAJKDUTIN”!

  • A dini gje ju te gazetes DITA se ne ate mbledhje qeverie qe eshte marre vendim per papunesine eshte marre edhe vendimi per pensionet e ish ushtarakeve!
    Deri ne oren 21.00 nuk keni botuar asnje lajm!
    Sic duket po mendoheni mire para se ta shpallni kete lajm surprise si talljen e radhes per ish ushtaraket!
    Kujdes!
    Ne vend qe te na kerkojne falje,qe na kane mbajtur per 25 vjet 50% te pensionit,tallen duke na thene se “PO JU FALIM BORXHET”!
    Pra hajduti therret “KAPENI HAJDUTIN”!

  • Po per pensionet c’do te behet sepse formula e llogaritjes ishte 6850+perfitimin nga koha e siguruar e viteve te punes. A do te ndryshoje?!

  • Te
    Rritur se ,me ket ndryshym qe i ben me vertet u rrit por aj qe eshte i sigurar nje vit merr vetem
    Tre muaj dhe per te marr nje vit asistenc perfituesit i duhen te pakten 10 vite te siguruar .kta kan nje mision qe te farferit dhe te papunit ti vdesin fare .

  • Po lajmin e LUMTUR per te gjithe ushtaraket e botes,se qeveria gjoja do t’u fale borxhet ish ushtarakeve,pse e keni hequr kaq shpejt???
    Apo kaq e kishit urdherin ju?
    Jeni bere pale me qeverine,prandaj botonit ne faqen e pare te gazetes me tituj bombastike shkrime ,se nuk duan gje ushtaraket,vetem te mos u mbahen ketej e tutje pensionet!
    Se ato qe jane mbajtur nuk i duan me!
    Dhe tani kur qeveria u tall mizorisht,ju heshtni!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *