Rritet ndjeshëm numri i të prekurve nga Covid, 29 raste të reja sot

Ornela

Për të dytën ditë me radhë vijon të rritet me ritme relativisht të larta numri i të prekurve nga koronavirusi në vend.

Ministria e Shëndetësisë konfirmon se gjatë 24 orëvë të fundit janë konstatuar 29 raste të reja duke e çuar numrin total të të prekurve nga koronavirusi në 333

Ditëte e fundit është rritur ndjeshëm numri i të prekurve na Shkodër duke e kthyer këtë rreth në një prej vatrave më të rrezikshme të koronavirusit në vend krahas Tiranës.

Kjo është shifra më e lartë e të prekurve nga koronavirusi brenda 24 orëve në vend.

Ndërkohë, deri më tani janë shëruar tërësisht 99 persona, ndërsa numri i viktimave ka arritur në 18 pasi gjatë 24 orëve të fundit ndërroi jetë një person.

Në shërbimin infektiv aktualisht janë 66 të shtruar. 6 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa një është i intubuar. Pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente. Ndërsa në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 5 pacientë të shtruar, 2 prej të cilëve janë të intubuar.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive:

– Tiranë 157 raste
– Durrës 33 raste
– Lushnje 5 raste
– Elbasan 9 raste
– Fier 25 raste
– Kavajë 8 raste
– Rrogozhinë 4 raste
– Korçë 16 raste
– Vlorë 5 raste
– Shkodër 31 raste
– Lezhë 14 raste
– Berat 1 rast
– Has 9 raste
– Krujë 5 raste
-Tropojë 4 raste
– Pukë 4 raste
– Mirditë 3 raste’

o.j/dita

Share This Article
4 Comments
  • Shkodren hiqeni nga statistikat, aty nuk ka asnje rast me Covid-19, e bejne per humor,……tallen me Ed Ramen.

    • Dule Ramuti i Vucicit, po ja e hoqen Shkodren, po prape ke Tiranen e kryesuar nga Surreli me 157 raste, dhe Durrcin e Dakos me 33 qe e mbushin listen mire.

  • Mirela ke nevoje per gojore te pastrohesh.
    Mos komento komentet, secili ka mendjen e tij dhe nuk mund te jemi te gjithe me nje mendje si ne kohen e diktatures, apo ti shoqe je etaloni i se vertetes, si cdo shqu-pis.
    Komento shkrimin dhe jo te tjeret

  • Nuk kane gajle shkodranet nga karavirusi , se jane malsore , jane rrace e forte ! Po ja mbajti b***a Edi Rames , le t`i ndaloje te dalin lirshem rrugeve dhe parqeve ! Une bindem per kete , se i pashe ne disa foto sot , ne kete gazete ! Ata “nuk jetojne” ne kete planet dhe nuk duan te dine per thirrjet e perditeshme OBSH dhe as per llahtarin qe shohim cdo dite ne disa shtete te zhvilluara e me ekonomi te fuqishme . Ata po bejne realitet barsoletin e motshem , qe thoshte :”Per inat te s`ime vjehrre , do fle me mullixhine ” ! Uthulla forte ,.demton enen e vet !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *