Ndonëse qeveria e ikur gjatë periudhës së fundit të saj fliste për një stabilitet financiar, hapje të vendeve të reja të punës, shifrat tashmë po konfimojnë të kundërtën. Rritja e borxhit publik të rritur tej cdo limiti, gropa financiare, mos realizimi të ardhurash, mungesa e kreditimit për ekonominë, cojnë në mënyrë të pashmangshme në një faktor të dhimbshëm, atë të rritjes së varfërisë. Nëse qeveria e djeshme nuk e pranoi asnjëherë këtë fakt, shifrat tashmë e konfirmojnë këtë, edhe pse vijnë nga një institucion statistikor që pak besueshmëri ka në saktësinë e shifrave. Por pa shkuar tej këtij perceptimi, shifrat e dala dje nga Instituti i Statistikave flasin për rritje të varfërisë në këto pesë vitet e fundit. Sipas anketës së Nivelit të Jetesës, për vitin 2012 niveli i varfërisë në Shqipëri ka arritur në 14.3 për qind, ndërkohë që në matjen e fundit të vitit 2008 ishte 12.4 për qind. INSTAT bën të ditur që janë më shumë se 400 mijë shqiptarë të cilët jetojnë me më pak se 4,900 lekë në muaj. Në rritje ka rezultuar edhe varfëria ekstreme ose pamundësia për përmbushjen e nevojave ushqimore bazë, që sipas INSTAT arriti 2.2 për qind, nga 1.2 për qind në vitin 2008. Qarku me shkallën më të lartë të varfërisë është Kukësi me 21.8 për qind, ndërsa më të ulëtën Vlora me 11.7 për qind. Përveç rritjes së varfërisë, ajo çka vërehet është zhvendosja e saj nga zonat rurale në ato urbane, fenomen që, sipas INSTAT, mund të shpjegohet me zhvendosjen e brendshme të popullsisë.
Varfëria sipas shifrave
Pjesa e popullsisë konsumi mujor real për frymë i së cilës është nën 4.891 Lekë (me çmimet e vitit 2002), u rrit nga 12.4 për qind në 2008 në 14.3 për qind në vitin 2012. Në vitet e mëparshme, varfëria ka rënë nga 25.4 për qind në 2002 në 18.5 për qind në vitin 2005 dhe 12.4 për qind në vitin 2008. Kjo do të thotë se rreth 28.896 individë në shtesë të 373,137 individëve të varfër në vitin 2008 kanë rënë në varfëri. Popullsia ekstremisht e varfër, e përcaktuar si personat që kanë vështirësi në përmbushjen e nevojave bazë ushqimore, është rritur nga 1.2 për qind në vitin 2008 në 2.2 për qind në vitin 2012. Varfëria ekstreme kishte rënë nga 4.7 për qind në vitin 2002 në 3.5 për qind në 2005 në 1.2 për qind në vitin 2008. Në vitin 2012, varfëria ekstreme është rritur si në zonat urbane 2.2 për qind ashtu dhe në ato rurale 2.3 për qind. Treguesit e tjerë të varfërisë kanë pësuar gjithashtu rritje nga viti 2008. Dy tregues të tjerë alternativë, përveç shkallës së varfërisë (përqindja e të varfërve), janë hendeku i varfërisë dhe ashpërsia e varfërisë. Hendeku i varfërisë është rritur nga 2.3 për qind në 2008 në 2.9 për qind në vitin 2012. Rritja e varfërisë është shoqëruar me rritje të varfërisë rajonale. Ndryshe nga viti 2008 ku zonat malore ishin të vetmet me një rritje të lehtë në varfëri, në vitin 2012, janë zonat malore ato që kanë pasur uljen e varfërisë. Në këto zona, varfëria është ulur nga 26.6 për qind në 2008 në 15.3 për qind në vitin 2012. Megjithatë, kjo ulje mund të jetë si pasojë e lëvizjeve të popullsisë dhe vazhdimi i lëvizjeve nga zonat malore drejt rajoneve të tjera. Rrjedhimisht, rajonet e tjera mund të ndajnë barrën e këtyre lëvizjeve, gjë që mund të jetë ndër arsyet që sjellin si pasojë një rritje në përgjithësi të varfërisë. Për shembull, në zonat bregdetare, të cilat kanë rritjen më të madhe në varfëri, 17.6 për qind e popullsisë është e varfër në krahasim me 13 për qind në vitin 2008. Tirana ka përjetuar një rritje të konsiderueshme në varfëri. Krahasuar me vitin 2008, përqindja e popullsisë që konsiderohet si e varfër ka shkuar nga 8.7 për qind në 2008 në 12.6 për qind në vitin 2012. Këto janë argumentet e INSTAT për rritjen e varfërisë në zona të caktuara, por emëruesi është i përbashkët, ka rritje të varfërisë në një shkallë të frikshme, e cila kërkon një reflektim të thellë për politikat e ardhshme ekonomike dhe sociale, për të gjeneruar vende të reja pune e për të zbutur këta tregues.

Statistikat e vitit 2012 dalin ne fund te vitit 2013???!!! Hajde Instat hajde! Mire qe u ndryshuan qeverite se nga vitit 2016 kishin per ti nxjerre! Bejnse statistika per varferine nuk i shpallin, bejne per vjedhjen e naftes nuk i shpallin, ca do me thene kjo??!!
48 USD ne muaj? Po kjo eshte e tmerrshme dhe nuk ben vaki as ne Hindi dhe Banglafesh? Po kjo do te thote qe ta shtysh diten me 150 LEKA te shpifura te cilat nuk arrine as per te pjerdhur ne halete publike more te paudhe? Keshtu do te reagonte Bota e Civilizuar, te cilat 48 USD i fitojne minimum ne nje ore nga dita e tyre e punes dhe mbase me shume.
Nga ana tjeter te dhenat reale te skuthit te Saliut INSTAT po fillojne te tregojne se aty ku fillon te prodhohet varferia e tejskamshme mund te perballohet. Shqyptari pragmatik po fillon te kuptoje se duhet t’i kthehet prodhimit dhe se qytetet e Sali Berishes nuk jane PARAJSA te verteta, por imagjinare. “Me mire dy DELE ne fshat se dy KOTHERE ne qytet” keshtu ka shkruajtur nje fillozof i revolucionit francez te 1879-s kur uria per buke bente kerdine ne kete vend me tradita demokratike dhe paria mbreterore nuk kishte kuptuar akoma te VERTETEN e hidhur. Mesa duket ne vitin 2013 ne Shqypni ka ardhur Koha e Robespierit Legjendar me gilotinen e tij.
Kam edhur dikur nje ide ne kete forum gazete!
Ne emigracioni duhet per ket varferi te tejskajshme te kontribojm te pakten per tju lare listat e gjata neper dyqanet,ku varferia e tejskajshme i ka bere te jen viktima te ksaj tragjedie sociale qe ka perfshir gjith shqiperine!
Nje 20 Euro apo 20$ do te ndihmonte qe listat mos ekzistonin me!
Nje spot TV apo nje nisme mbar kombetare duhet te ndermeret per tu bere edhe viktimat te qeshin nje dite,dhe te ken besim tek politikat sociale te qeverise e shtetit,qe tashme e kish humbur besimin e qytetarve te vet!
Pra te kontribojm ne Shqiptaret e Europes e Amerikes per Bashkatdhetaret tane,per te kaluar nje nder disfatat sociale nga me te bujshmet ne historin e ktij shteti!
Moj znj. Edlira? Je në vete apo jo me këto shkrime? Po si moj goce akoma s’e paske maré vesh që ne jemi të dytët pas gjermanisë ne europë dhe te tretët ne planet pas gjithë sistemeve planetare? Po si s’e di moj zonjushë që ketu operohet me dollarë viçidoli dhe se nje dollar i tillë ka vlerën e 10 dollarëve amerikanë? Pasuroje informacionin goce se përndryshe do të rrahë xhota(xhevdet shehu) për grabitje mbiemri? Pale dhe saliu mund të të vërë prapa ndonjë vrasës me pagesë..!