Rritet numri, 778 viktima nga Covid-19 në 24 orët e fundit në Britani

J L

Britania ka shënuar 778 viktima në 24 orët e fundit nga COVID-19, pak më shumë se ditën e djeshme kur shënoi 717.

Numri total i viktimave ka shkuar në 12 mijë e 107 teksa rastet pozitive sa vjen dhe shtohen teksa janë mbi 93 mijë e 873 të infektuar.

Teksa Boris Johnson vijon të përmirësohet duke e kaluar tashmë fazën e shërimit në shtëpi, vendi i tij ende vuan nga COVID-19, ndërsa kjo është java e katërt e izolimit.

Frika nuk është vetëm tek humbjet e jetës por edhe tek humbja e vendeve të punës, teksa media prestigjioze DailyMotion shkruan se nëse mbyllja zgjat për 3 muaj atëhere 2 milionë britanikë do humbisnin vendet e tyre të punës.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *