Në tremujorin e tretë të këtij viti, numri i aksidenteve rrugore u rrit krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar, por edhe dy tremujorët e parë të vitit. Sigurisht, gjatë periudhës së verës numri i aksidenteve rritet për shkak të ardhjes së emigrantëve.
Sipas INSTAT, numri i aksidenteve në tremujorin e tretë ishte 586 raste, ku janë aksidentuar 805 persona.
E njëjta periudhë e vitit të shkuar ka regjistruar 506 aksidente me gjithsej 687 persona të aksidentuar, shumica prej të cilëve meshkuj.
Megjithatë, për sa i përket numrit të viktimave, kjo periudhë ka një viktimë më pak se e njëjta periudhë e vitit 2014.
Në muajt korrik, gusht dhe shtator kanë humbur jetën në rrugët e vendit tonë 72 persona, nga të cilët 63 janë meshkuj.
Numri i të plagosurve është më i lartë këtë vit, me 733 nga 614 që janë regjistruar për të njëjtën periudhë të vitit paraardhës.
Sipas Buletinit të INSTAT, numri më i madh i aksidenteve regjistrohet në fundjavë. Ndryshe nga se perceptohet, akset rrugore ku ndodhin më shumë aksidente janë rrugët urbane, me 243 aksidente, e ndjekur nga akset interurbane me 228 dhe më pas autostradat me 19 aksidente. /Dita/

RREGULLAT E QARKULLIMIT RRUGOR VENDOSEN ME GJAK..
ME SA DUKET, KETU TEK NE NUK ESHTE ARRITUR AKOMA NIVELI I DUHUR I GJAKUT PER TE SHKRUAR RREGULLAT.
FATKEQESI.