Rriten sërish azilkërkuesit, Avramopulos: BE, masa ndaj Shqipërisë

Bora Basholli

Në katër muajt e parë, numri i hyrjeve legale të azilkërkuesve nga Shqipëria në BE u rrit me 30 përqind, në 7,138.

Numri i hyrjeve legale të azilkërkuesve në BE po rritet. Veçanërisht persona nga Amerika Latine dhe Ballkani Perëndimor e kanë përdorur regjimin ekzistues të lëvizjes pa viza, të vendeve të tyre, për të hyrë në BE.

Këtë e bëri të ditur të hënën (17.06.) Komisari i BE për Migrimin, Dimitris Avramopulos përballë gazetave të Grupit Mediatik Funke. Megjithatë, kuotat e njohjes së kërkesave për azil, të personave që hyjnë pa viza, janë minimale, tha ai.

Avramopulos shtoi më tej se po të vazhdojë kjo tendencë migrimi nga shtete si Venezuela, Kolumbia ose Shqipëria, BE do të ndërmarrë hapa.

Ai u bëri thirrje shteteve të prekura që të respektojnë rregullat për të cilat është rënë dakord.

Shtetet të pengojnë keqpërdorimin e vizave

Nëse shtetet nuk e pengojnë keqpërdorimin e vizave dhe rritet edhe më tej numri i kërkesave të paargumentuara për azil, BE mund të pezullojë regjimin pa viza për shtete të veçanta, tha ai.

Sidomos për shkak të hyrjes pa viza, numri i azilkërkuesve në BE që në fillim të vitit është rritur midis janarit dhe fundit të prillit me 15 përqind, në krahasim me një vit më parë.

Komisari për Migrimin iu referua shifrave të zyrës së BE-së për azilin, EASO, sipas së cilës, në katër muajt e parë të këtij viti, një në katër kërkesa për azil në BE është bërë nga shtetas të një vendi, qytetarët e të cilit mund të hyjnë pa viza në BE.

Në këtë mënyrë, numri i hyrjeve pa viza të azilkërkuesve nga Venezuela në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar u rrit me 121 për qind në 14.257, nga Kolumbia me 156 përqind në 8,097 dhe nga Shqipëria u rrit me 30 përqind në 7,138.

Në tërësi, megjithatë, numri i azilkërkuesve në BE është në nivelin e ulët të vitit 2014, para krizës së refugjatëve, tha Avramopulos. Në dallim nga numri hyrjeve në mënyrë të ligjshme, numri i migrantëve të ardhur në mënyrë të paligjshme edhe këtë vit vazhdon të ketë rënie. Numri i të ardhurve, në pesë muajt e parë të këtij viti krahasuar me vitin e kaluar, ra me 31 për qind, në rreth 32,400.

 

b.b/dita

Share This Article
6 Comments
  • “Avramopulos: BE të ndërmarra hapa”
    Ja pra ju jeni,BE qe i ferkoni koken Rames,care te bej populli i shkrete,nga halli e ka, po te ishte mire nuk largoheshin

  • Hyp se te vrava, zbrit se te vrava. Te hysh ilegalisht ne EU dhe te kerkosh azil, te kthejne me arsyen se ke hyre ilegalisht. Te hysh legalisht ne EU dhe te kerkosh azil, prape gabim. Atehere si i behet?

    • Studioni, ose merrni nje zanat : evropa do njereze me dije jo me krah pune qe nuk mundet me iu garantuar pune e se do behen barre pernfihma dociale!

  • Rama i haroj disa kompani te huaja ( konsorciume) gjigande qe kane disa emra shume potencial nga prapa…dhe qe luajne rol ne cdo fushe. Jo vetem i haroj, por se bashku me ministrat e tij, i perbuzi.
    Rama naiv, u josh nga disa oligarke qe mbajne era mut kur i afrohesh. Dihet qe dhe Berisha ja hapi driten jeshile per shume gjera ,por Rama i fali gjithe shqiperine. Nje gomarllik i pafalshem per Ramen.

  • Memedhe quhet toka ku mendoj se do me bie Koka.
    Nuk eshte pune e Rames zoti me comentin Timoneri.
    Australia,Canadaja apo Islanda ku ka Arrinj te Bardhe duan fuqi punetore.
    Qe te krijohen kushtet keto shtete krijojne konflikte,shiten arme,krijohen shtete qindra milioneshe dhe nga ana tjeter na thone qe ju jini vend I bukur,kini “histori”,vetem qe duhet te hiqni dore nga Identiteti tuaj Osmane dhe te lufttoni Greqine per punen e Cameve te Thesprotise.
    Dhe keshtu muzika vazhdon.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *