Në Itali, sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 23 viktima nga COVID-19. Sakaq, deri tani totali i vdekjeve që nga fillimi i përhapjes së koronavirusit është rritur në 35,941.
Gjithashtu autoritetet raportuan se sot u regjistruan edhe 2499 raste të reja pozitiv, duke shkuar kështu totali në 319 908 të prekur nga COVID-19 prej fillimit të pandemisë.
Deri tani, numri i pacientëve të shëruar sot ishte 1126, për një total prej 229 970 raste, ndërsa në Rajonin e Lombardisë gjatë 24 orëve të fundit u raportua për 4 viktima dhe 307 raste të reja pozitive.
h.b/ dita
