Rritet numri i të infektuarve në Greqi, 10 raste të reja gjatë orëve të fundit

Leda Hysa

Dhjetë raste të reja me koronavirus janë regjistruar së fundmi në Greqi, konfirmon Ministria e Shëndetësisë.

Aktualisht janë 99 raste të infektuar në shtetin fqinj.

Sipas njoftimit, nga të gjithë të prekurit, 95 persona janë me origjinë greke dhe 4 janë me kombësi të huaj. Dy prej pacientëve janë në trajtim intensiv.

Pjesa tjetër është në gjendje të qëndrueshme dhe janë nën vëzhgimin e mjekëve.  29 prej tyre janë shtruar në Attica, Selanik, Patras dhe Mytilene.

Ndërsa 69 persona janë në izolim në shtëpi. Vijon të kërkohet për persona që kanë patur kontakt me pacientët e prekur.

l.h/ dita

Share This Article
1 Comment
  • Na mbyten Analfabetet.
    ATIKE, PATRA DHE MITILINI Shkruhet o Analfabete.
    Mesoni te shkruani dhe drejtshkruani shqip
    Nuk eshte e mundur te shkruash Atica ,patras dhe pastaj t’ja “plasesh” shqip SELANIK….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *