Rritet numri i të prekurve nga Fruthi/ Në QSUT 6 raste të reja, vetëm në fundjavë

Dita

 Gjatë ditëve të fundit, numri i të prekurve nga fruthi në vendin tonë ka ardhur në rritje. Në fundjavën që lamë pas, në QSUT janë paraqitur gjashtë raste të reja.

Nisur nga kjo situatë, mjeku Arjan Harxhi tha në rubrikën “Opinion” në “News24’’, se këshillohet që fëmijët e prekur të mos ekspozohen me persona të tjerë që mund ta bartin këtë lloj infeksioni.

Sipas tij, rastet e fruthit janë fatale vetëm kur pacienti ka komplikacione të tjera.

“Në QSUT janë paraqitur 6 raste të reja me fruth vetëm në fundjavë. Këta persona nuk janë në gjendje të rëndë, por kanë shfaqur disa komplikacione ndaj janë shtruar në spital. Janë të izoluar, dhe ndiqen sipas ecurisë të secilit me mjekimet sipas rastit”, u shpreh mjeku.

Shefi i Departamentit të Sëmundjeve Infektive, thotë se dy simptomat kryesore të fruthit janë pikat e kuqe në lëkurë dhe temperatura 40 gradë.

s.a/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *