Rritet numri i viktimave dhe të infektuarve me koronavirus në Maqedoninë e Veriut

Leda Hysa

Numri i viktimave ka shkuar në 30 në Maqedoninë e Veriut, pasi në 24 orët e fundit ka ndërruar jetë një grua në Kumanovë.

Gjithsej prej 341 testeve të realizuara gjatë 24 orëve të fundit vetëm 46 persona kanë rezultuar pozitivë, duke e çuar numrin e të infektuarve në total në 663.

Sipas qyteteve 12 raste të reja janë regjistruar në Shkup, 13 në Kumanovë, tetë në Prilep, një në Tetovë, dy në Strugë, tetë në Veles, një në Koçani dhe një në Probishtip.

Në Maqedoninë e Veriut deri më tani janë shëruar 37 pacientë.

Gjatë 24 orëve të fundit është shënuar edhe një viktimë nga Kumanova. Bëhet fjalë për 27 vjeçaren që disa javë më parë kishte lindur edhe fëmijën.

 

l.h/ dita

Share This Article
1 Comment
  • per cdo shtet shkruani sa jane te infektuar dhe sa viktima ka.Kjo ndodh se te gjitha keto shtete kane statistika.Per Shqiperine nuk shkruani asnjehere sa te prekur jane dhe sa viktima.Apo edhe ne kete rast,si ne cdo rast tjeter ,Shqiperia nuk ka statistika.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *