Rritet numri i viktimave nga COVID – 19 në Itali, 3,603 pacientë mbeten të shtruar në spital

Rovena Cerka

Gjatë 24 orëve te fundit në Itali janë konfirmuar 18,938 raste të reja me koronavirus, duke shënuar rritje krahasuar me një ditë më parë ku u regjistruan 17,221.

Sipas të dhënave nga autoritetet shëndetësore në orët e fundit janë shënuar 718 vdekje si pasojë e virusit. Edhe numri i viktimave ka pësuar rritje krahasuar me dje ku shifra ishte 487.

Që nga fillimi i pandemisë në Itali në total numri i të prekurve me Covid ka shkuar në 113,579

Të shëruarit janë 26,175 ndërsa në kujdesin intensiv 3,603 pacientë mbeten të shtruar në spital.

 

m.m/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *