Rritet numri i viktimave nga koronavirusi në Greqi, mbi 2800 të infektuar

Leda Hysa

Një e moshuar ka ndërruar jetë sot në Greqi, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 170.

Mediat vendase raportojnë se viktima është një 91-vjeçare, e cila vuante nga sëmundje të mëparshme dhe ishte duke u trajtuar në Spitalin e Atikës “Agia Varvara”.

Ndërsa ditën e djeshme Zv.ministri i Shëndetësisë, Sotiris Tsiodras njoftoi se 21 persona kishin rezultuar pozitivë me COVID-19, nga të cilat 19 raste në Nea Smyrni dhe dy në Larissa, shkruajne mediat vendase.

Numri i përgjithshëm i rasteve të infeksionit në Greqi llogaritet 2,873.

 

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *