Rritet sërish çmimi i naftës dhe i benzinës

Bora Basholli

Shqipëria është zgjuar këtë të premte me rritje në çmimin e karburanteve. Në gjitha pikat e shitjes me pakicë në Shqipëri janë rritur njëherazi, siç ndodh vazhdimisht në vendin tonë, çmimet e karburanteve. Nga 172 lekë për litër që shitej mesatarisht gazoili, tani atë e gjen me 177 lekë.

Ndërkohë benzina ka shkuar në 178 lekë për një litër. Kjo pasqyron, në fakt, rritjen graduale të çmimit të hidrokarbureve në të gjitha tregjet botërore nga fillimi i vitit. Tanimë nafta bruto standard amerikane shitet rreth 60 dollarë për fuçi, ndërkohë që në janar të këtij viti kishte arritur të zbriste edhe më poshtë se niveli 45 USD.

Nderkohe në janar të këtij viti, në Shqipëri kemi patur çmime 172-173 lekë për litër për karburantin diesel, që kanë qenë në ulje nga niveli 183 lekë për litër, që figuronte në tregun e pakicës deri në tetor 2018. Gjithsesi, çmimet vendase kanë qenë shumë të larta, jo vetëm krahasuar me vendet fqinjë, por edhe me vende me nivel shumë herë më të lartë jetese se Shqipëria.

Me 1.37 euro për litër në shitjen me pakicë, Shqipëria rezulton të jetë barazuar me çmimin e dieselit në Serbi, ku është i njejtë me atë në vendin tonë. Më shtrenjtë se tek ne dieseli është në Itali, Norvegji, Francë apo Islandë dhe Angli.

Ndërkohë, shumica e vendeve të rajonit e kanë më të lirë karburantin. Kështu, sipas të njejtave burime, në Mal të Zi është 1.25 euro, në Maqedoninë e Veriut 0.99 euro, në Bosnje 1.18, në Bullgari 1.17 euro, Rumani 1.19 euro, etj.

Vendet evropiane ku paguhet më pak për një litër gazoil janë Rusia (0.64 euro), Bjellorusia (0.64 euro), Ukraina (0.99 euro

 

 

b.b/dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *