Vijon të ketë një trend rritës numri i viktimave dhe rasteve të reja me koronavirus në Itali.
Sipas Emergjencave Civili, nga 72 mijë testime të kryera në 24 orët e fundit, 947 persona të tjerë kanë rezultuar pozitivë me Covid-19, shifër që për herë të fundit ishte regjistruar më 14 maj.
9 persona të tjerë e humbën betejën me virusin vdekjeprurës duke e rritur dhe më tej bilancin e fataliteteve në vendin fqinj.
Ministria e Shëndetësisë bën me dije se është rikthyer sërish shqetësimi në rajonin e Lombardisë, e cila vetëm gjatë ditës së fundit regjistroi 174 raste të reja, pas saj vjen Lazio me 137 dhe Veneto me 116.
l.h/ dita

O DITA
Jane kryer 72.000 testime ne 24 ore. As 1.000 te infektuar
Shifrat flasin vete. Italia eshte e madhe dhe e hapur ne turizem.
Infektimet 1%. Shume pak.