Rritja 5% e buxhetit të arsimit, deputetja e PS: Do arrihet në 2023

DITA Online

Një nga pikat e studentëve, siç është ajo e rritjes me 5% të buxhetit të arsimit do të realizohet në vitin 2023.

Deputetja socialiste, Eglantina Gjermeni, e ftuar në studion e lajmeve të Ora News tha se qeveria është e angazhuar dhe po punon që buxheti për arsimin të kapë shifrat e rajonit dhe në vitin 2023 të arrijë përqindjen që kërkojnë studentët.

“Një pjesë e kërkesave mund të zgjidhen menjëherë, siç po zgjidhen, një pjesë duan disa afate kohore, një pjesë zgjidhen gradualisht. Një prej tyre është pjesa e buxhetit, që nëse e shikojmë në konceptin kohor, buxheti për arsimin këto 5 vite ka ardhur në rritje. Ka ardhur një rritje graduale, e cila jo gjithmonë i ka plotësuar nevojat e universiteteve.

Direkt tani me aktin normativ që do shikojmë buxhetin e këtij viti, 300 mln lekë alokohen nga buxheti i shtetit për ngritjen e kampusit universitar. Përveç të gjitha mundësive të tjera financiare që ofrohen qoftë për punësimin e studentëve ekselentë, qoftë përmes uljes së tarifave, duke u angazhuar që buxheti i arsimit të jetë në shifra të krahasueshm me rajonin, duke u angazhuar që deri në vitin 2023 të arrijë kjo përqindje që kërkohet nga studentët“, tha Eglantina Gjermeni.

v.l/ Dita

Share This Article
1 Comment
  • E dijm moj Zonjë që sështë gënjshtra jote por e Edvin Ramës,ashtu si gënjeu edhe Milva Ekonomi për Portin e Karpënit në 2016-tën,por buxheti po shkon me ulje tani,në
    kulmin e protestave të studentëve,imagjino kur të bien studentët në heshtje!Parashikimi për ekonomisë shqiptare në ardhmen,shkon në ulje.Prandaj shtrohet pyetja:-ku
    do ti gjeni Lekët,kur nuk i keni gjetur deri tani,meqë premtuat një herë në 2013-ten?Ju bëri Rama të gjithëve gënjshtarë me urdhër,dhe kjo do të ketë pasoja për”rilindasit”.
    “Arsimi, buxheti me ulje. Në kulmin e protestave u vendos ulja në 3% të GDP.Gati 10 ditë pasi studentët nisën protestat duke kërkuar rritjen e buxhetit për arsimin, qeveria ka
    miratuar një dokument zyrtar që jo vetëm nuk i rrit financimet publike në arsim, por parashikon uljen e tyre në raport me prodhimin kombëtar gjatë tre viteve të ardhshme.
    Bëhet fjalë për projektbuxhetin afatmesëm 2019-2021, të cilin qeveria e ka miratuar në datën 12 dhjetor të këtij viti. Sipas draftit, në vitin 2019 shpenzimet publike për arsimin
    do të jenë 57.9 miliardë lekë ose 3.3% e prodhimit kombëtar. Por, pas këtij viti, buxheti i arsimit do të ulet, fillimisht në 3.2% e prodhimit kombëtar për 2020-n dhe 3% në 2021”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *