Merret vendimi nga Bordi, sa do kushtojë shporta e produkteve ushqimore, vaji, sheqeri, orizi dhe mielli

Amelda Amelda

104 lekë/kg për orizin kokërrgjatë (1 kg)

123 lekë/kg për sheqerin (1 kg)

321 lekë/litër për vajin e lulediellit

90.5 leke/kg për miellin masiv

NJOFTIMI I PLOTË:

Bordi i Transaparencës dhe Monitorimit të Çmimeve të Tregtimit me shumicë/pakicë të produkteve ushqimore bazë dhe produkteve të tjera të lidhura me to, i ngritur në zbatim të aktit normativ nr. 7, datë 18.03.2022 “Për transparencën dhe monitorimin e çmimit për disa produkte ushqimore bazë dhe produkte të tjera të lidhura me to, si pasojë e situatës së veçantë të krijuar në treg”, në mbledhjen e datës 1 Prill, vendosi miratimin e listës së produkteve ushqimore bazë që do të monitorohen, si më poshtë:

Miell

Vaj luledielli

Sheqer

Oriz kokërrgjatë

Ky vendim është i detyrueshëm për të gjitha subjektet që tregtojnë me shumicë/pakicë këto produkte.

Gjithashtu Bordi i Transparencës vendosi miratimin e marzheve që do të aplikohen për disa produkte ushqimore bazë, si pasojë e situatës së veçantë të krijuar nga rritja e cmimeve ndërkombëtare.

Për artikullin oriz kokërrgjatë (1 kg i paketuar) miratohen marzhet si më poshtë:

a) Marzhi i tregtimit të shitësit me shumicë të orizit kokërrgjatë, i cili paketohet në vend nga distributori, është 12.4% mbi koston e zhdoganimit të produktit përfshirë dhe detyrimet e paguara në doganë, ose shprehur në vlerë 11 lekë/kg.

b) Marzhi i tregtimit të shitësit me pakicë të orizit kokërrgjatë të paketuar në vend nga distributori, është 4% mbi çmimin e shitjes me shumicë të përllogaritur sipas shkronjës “a” të kësaj pike, ose shprehur në vlerë 4 lekë/kg.

Për artikullin sheqer (1 kg) miratohen marzhet si më poshtë:

a) Marzhi i tregtimit të sheqerit nga importuesi (i papaketuar), është 3.7% mbi koston mesatare të ponderuar të zhdoganimit të produktit përfshirë dhe detyrimet e paguara në doganë, ose shprehur në vlerë 4 lekë/kg.

b) Marzhi i tregtimit të shitësit me shumicë të sheqerit, i cili realizon ambalazhimin e produktit të paketuar në vend, është 7.2% mbi çmimin e blerjes së produktit të përllogaritur sipas shkronjës “a” të kësaj pike, ose shprehur në vlerë 8 lekë/kg.

c) Marzhi i tregtimit të shitësit me pakicë të sheqerit, është 3.4 % mbi çmimin e shitjes me shumicë të përllogaritur sipas shkronjës “b” të kësaj pike, ose shprehur në vlerë 4 lekë/kg.

Për artikullin vaj luledielli miratohen marzhet si më poshtë:

a) Marzhi i tregtimit të shitësit me shumicë të vajit të lulediellit të paketuar në vend nga distributori, është 12.5% mbi koston mesatare të ponderuar të zhdoganimit të produktit përfshirë dhe detyrimet e paguara në doganë, ose shprehur në vlerë 35 lekë/litër.

b) Marzhi i tregtimit të shitësit me pakicë të vajit të lulediellit, është 1.9% mbi çmimin e shitjes me shumicë të përllogaritur sipas shkronjës “a” të kësaj pike, ose shprehur në vlerë 6 lekë/litër.

Për miellin masiv miratohen marzhet si më poshtë:

a) Marzhi i tregtimit për produktin mielli masiv për prodhimin e bukës, i tregtuar nga përpunuesi i grurit, është 33% mbi koston mesatare të ponderuar të zhdoganimit të produktit grurë, përfshirë dhe detyrimet e paguara në doganë, ose shprehur në vlerë 21.5 lekë/kg.

b) Marzhi i tregtimit të shitësit me pakicë të produktit miell masiv i ambalazhuar, është 4.6% mbi çmimin e shitjes me shumicë të përllogaritur sipas shkronjës “a” të kësaj pike, ose shprehur në vlerë 4 lekë/kg.

Pas analizimit të këtyre marzheve Bordi i Transparencës vendosi që këto produkte duhet ti ofrohen konsumatorit familjar në markete me çmime jo më të larta se:

104 lekë/kg për orizin kokërrgjatë (1 kg)

123 lekë/kg për sheqerin (1 kg)

321 lekë/litër për vajin e lulediellit

90.5 leke/kg për miellin masiv

Ky vendim hyn në fuqi në datë 05.04.2022 dhe është i detyrueshëm për të gjitha subjektet që tregtojnë me shumicë/pakicë produktet e përcaktuara në këtë vendim.

a.m/dita

Share This Article
6 Comments
  • Bordi na shpetoi,
    bordi na gopoi,
    bordi na i futi,
    dhe me ne luajti!

    Se po t’kish konkurrence,
    s’do kish nevoje per borde,
    fitimi do t’ish minimal,
    ne cdo shitje-blerje shporte!

  • Keto jane cmime skandaloze,qe edhe pa kete bord mashtrues kaq do tregtoheshin!
    Ju dhjefsha ne cmimet tuaja!

  • orizi koker gjat se mer njeri orizi normal 2000 popull mos blini asgje hani fasule si ne kohen e enverit se keta te gjith do falimentojn u kan ngelur thaset e miellit stok se filluan te shiteshin edhe neper klube beni kurren e fasules nja tre muaj pastroni trupin nga pesticidet.

  • Miellin normal ne Itali per buke apo piza e gjen nga 35-70 centezimo,vaj misri,lule dielli e kikiriku nga 80 centezimo ne 3.5 £,dmth ka disa çmime dhe jo vetem nje, sheqeri fillon me 67 -90c, ndersa orizi i cili nuk ben dallim se eshte apo jo kokerrgjate fillon nga 1 £ kg.

  • Një pensionist që nuk blen dot urenë për t'ja hedhur grurit se çmimi u ul, nga 10 000 në 13 000 L me ndërhyrjen e Edi Ramës. says:

    Me të deklaruar kryespekulanti i ngritjes së çmëndur të çmimeve Edi Rama, para turit turistiko argëtues qeveritar në Dubai që

    “po bëhet luftë në Ukrainë moreeee ……, po vriten njerëz atje moreeee……., ju shqipëtarët nuk do vriteni po do të ngrihen çmimet moreeeee…….dhe unë nuk mund të ndërhyj moreeeeee…….se nuk jemi në socializëm moreeeee……. kapitalizmi ka ligjet e tij moreeeee…….”

    patronazhistët e tij biznesmenë, që nga oligarku i importit me shumicë, deri tek shitsi i dyqanit në fshatin më të humbur, trefishuan çmimet e çdo malli që kishin në gjëndje, pa pritur ngritjen e çmimeve në tregjet ndërkombëtare, pa pritur që Vermahti i Rajhut të tretë rus të neoHitlerit Putin të lëvizte tanket drejt Ukrainës.

    Nuk ngeli edhe Mahmuti, biznesmeni patronazhist pran shtëpisë time që shet rroba të përdorura që…… edhe mbathjet për gra dhe burra nga 50 L të rinjë, i bëri 150 L, natyrisht sipas ligjeve të kapitalizmit, për shkak të luftës, me të dëgjuar alarmin e tërmetit të ngritjes së çmimeve në glob nga Edi Rama, ku bashkë me naftën, ushqimet, imputet bujqësore ……. e pësuan dhe mbathjet e përdorura për burra dhe gra të biznesmenit Mahmut.

    Tani, spekulantët e luftës si biznesmeni i mbathjeve të përdorura Mahmuti i lagjes time që janë organizuar nga kryespekulanti Edi Rama në banda që quhen borde transparente do të ulin çmimet e naftës, vajit ushqimor, ures……pa harruar edhe mbathjet e përdorura të biznesmenit Mahmut me faktorin matematik të Edi Ramës që

    kur bëri çmimin e energjisë elektrike nga 7,5 L në 9,5 L të rinjë deklaronte

    “Vetëm budallenjtë nuk e kuptojnë që çmimi i energjisë elektrike është ulur”

    Të jeni të sigurt që ujqërit e megakusarisë së ngritjes së çmimeve, biznesmenë e qeveritarë, të marrosur nga çmënduria e superfitimeve, me mëlçinë e bordeve të transparencës në qafë , kurr nuk do të ulin çmimet, deri sa të vjedhin edhe qindarkat e fundit nga xhepat e shqipëtarëve që nuk kan emigruar akoma ku shumica janë pensionistët e shkretë që

    me këto spekullime çmimesh Edi Rama dhe biznesmenët e tij po i çojn sa më shpejt në botën e përtejme duke i shpën nën kufijtë e mbijetesës me qëllimin final që

    në 2030 të realizojnë spastrimin etnik të trojeve nga shqipëtarët. dhe

    Mahmutët biznesmenë të naftës, grurit, uresë…… dhe të mbathurave të përdorura, bashkë me Edi Ramën, që do të ngelin pa emigruar dhe pa vdekur deri në 2030

    të notojnë në pasuri prrallore rrethuar nga skllevrit bagladeshas dhe nigerian që do të ripopullojnë vëndin.

    Për këtë projekt gjigand të Edi Ramës do të mblidhet kongresi i patronazhistëve biznesmenë që PS ta bëjnë një makineri makabre kombçfarosëse sa më efikase të spastrimit etnik

    me vjedhjen e votave me tërmetet zgjedhore të Damjan Gjiknurit dhe ngritjen e çmëndur të çmimeve të bordeve të spekullantëve dhe me PPP të shurrës dhe të mutit të Ilir Beqes dhe konçensionet e skanimit, ngjyrosjes dhe kontrollit të pompave të naftës të Belinda Ballukut .

    Lart e më lart flamujt e kongreseve antishqiptare të patronazhistëve të Edi Ramës…….!!!!!!!!

    Fitorje na presin….. deri në 2030 …!!!!!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *