Enti Rregullator i Energjisë po analizon aplikimet e bëra nga Operatori i Sistemit të Shpërndarjes dhe Operatori i Sistemit të Transmetimit, për rritjen e tarifave të transmetimit dhe shpërndarjes, por ende nuk ka marrë vendim nëse do të fillojë procedurat për shqyrtimin e tyre”.
Gjithçka bëhet me dije nga kreu i Entit Rregullator të Energjisë, Petrit Ahmeti i cili thotë për TV SCAN se vendimmarrja është kolegjiale dhe i takon Bordit.
Ne jemi në një proces të analizës së aplikimeve dhe kemi kërkuar dokumente shtesë nga ana e kompanive. Aktualisht, nuk është marrë vendimi nëse do të fillojë procedura për shqyrtimin e aplikimit apo jo. Nëse Bordi i Entit Rregullator të Energjisë do të vendosë për fillimin e procedurës për shqyrtimin e kërkesës së kompanive, atëhere normalisht do të ndiqen hapat ligjorë për përcaktimin e tarifave të transmetimit dhe shpërndarjes. Ne mbajmë parasysh një sërë komponentësh kur bëjmë shqyrtimet e aplikimve, sikurse janë: Shpenzimet për blerje energjie, investimet, humbjet në rrjet, arkëtimet, etj. Por, duhet të kuptojmë që vendimmarrja është kolegjiale dhe do të jetë Bordi i Entit Rregullator të Energjisë, që do të vendosë nëse tarifat do të ndryshojnë apo jo.
Gjithashtu, Ahmeti thotë se në rast të fillimit të procedurës, përveç analizës së komponentëve të mësipërm, do të bëhen edhe konsultime me grupet e interesit.
Ne do të realizojmë konsultime me grupet e interesit. Është një praktikë që e zhvilluam edhe vitin e kaluar, ku përfshimë biznese apo shoqata të mbrojtjes së konsumatorit. Për fat të keq ato u ndërprenë për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19, por këtë vit kemi mundësi t’i zhvillojmë.
Niveli i kërkuar i rritjes së tarifave nga OSSH dhe OST është i ngjashëm me aplikimet e viteve të kaluar, ku OST kërkoi rritjen e tarifës së transmetimit të energjisë në 1.31 lekë/kwh nga 0.75 lekë/kwh që është aktualisht. Ndërkohë që, Operatori i Sistemit të Shpërndarjes kërkoi që tarifa e shpërndarjes të shkonte në 3.70 lekë/kwh për klientët e lidhur në 35 KV nga 1.5 lekë/kwh që është aktualisht. Po ashtu, u propozua që kjo tarifë të shkonte në 4 lekë/kwh për klientët e lidhur në tensionin 6-20 kv nga 3.9 lekë/kwh që është aktualisht. Rritja e këtyre tarifave impakton drejtpërdrejt bizneset që kanë dalë në treg të lirë energjie, por edhe abonentët familjarë e biznese që furnizohen nga Furnizuesi i Shërbimit Universal, që është pjesë e OSHEE-së. Kjo pasi kjo tarifë është pjesë përbërëse e formulës për përllogaritjen e çmimit final të energjisë, që aplikohet nga FSHU për klientët e saj.
o.j/dita

Si tallen, e vendos bordi thonë kusarët patronazhistë të Edi Ramës kur të gjithë e dinë që këtu çdo gjë e vendos sundimtari, ai është shteti, ai është qeveria, ai është bordi, ai është kuvëndi, ai është ministër i jashtëm, i i energjitikës……, ai është ligji, ai është VKM -ja,ai është Zeusi,ai të lëshon rrufetë, ai është bër edhe Poseidoni i tërmeteve sepse, duke ja ndjer shijen e kusarisë pas tërmetit të natyrës dhe pandemisë ai ka filluar të bëj me forcën e tij satanike prej kusari vetë tërmetet si
tërmeti zgjedhor i 25 prilit,
tërmeti energjitik “botëror”10 ballësh,
nga ai kemi tërmetin e ngritjes së çmimeve,
tërmeti i….dhe prisni tërmete të tjerë se nuk keni parë gjë akoma nga tërmetbërsi dhe
o njerëz
si ka mundësi të ngrihen çmimet e imputeve bujqësore, më tepër se 50% ureja , po kështu DAP-i, po kështu superfosafati kur atyre u është hequr TVSH me ligj të propozuar nga Erjon Braçe. Deputeti Braçe mos nuk po vjen më tek zgjedhsit që të verifikoj që horrat e flliqur kusar agrobiznesmenë, ish sekretarë partie dhe zyrtarë drejtues të kooperativave bujqësore, patronazhistë të Gestapos së Edi Ramës, të marrosur dhe të dehur nga fitorja e 25prillit nuk po përmbahen dhe janë bër pjesë integrale e tërmetit të korrupsionit dhe
me të tundur tredhëmbshin mediatik të tërmeteve Zeusi i Olimpit të kusarisë Rama, ata, në garë, po ngren çmimet si tu doj qejfi atyre.
Ju Ahmetët e bordit mos u tallni me njerzit se nuk vendosni ju, vendos Zeusi i Olimpit shqipëtar të kusarisë Rama ku ju faleni me torbën e parave vjedhur me faturën e energjisë fukarenjëve se
biznesmenët e kanë rregulluar me ju , harxhojnë sa një fshat dhe paguajnë sa një shtëpi me faturë, duke bër marrveshje interesi shumë miljonshe jashtë fature me ju se
ujsjellës kanalizimet që nuk paguajnë asnjë lek tek juve vetëm ndajnë me ju paratë e mar në faturat e ujit cink për cink,
se energjia që harxhohet në zyrat e administratës shtetërore sidomos në dimër për ngrohje ku vetëm të vesh të shikosh doktoreshat e qendrës shëndetsor të fshatit tim me nga dy fërnella që harxhojnë sa një lagje, një për të ngrohur kurrizin dhe një tek këmbët për tu ngrohur nga poshtë si kudo kudo në zyrat tona dhe nuk paguhen asnjë faturë as një lek dhe
ja pse kompanitë elektrike dalin me humbje dhe
o burra tu rrisim çmimin fukarenjëve thot horri Rama dhe vetë fshihet mbas bordit, duke shpikur tërmetin energjitik mediatik me mjeshtërin e satanait të sterrosur të kusarisë.