Rritja e çmimit të gazit, Gazprom: Problemet po i shkakton Evropa

Ornela

Gazprom ka mohuar akuzat se ka penguar shpërndarjen e gazit për të manipuluar çmimet në treg. Kompania ruse i quajti tërësisht të pabaza, të papranueshme dhe jo të vërteta.

Gazprom shton se ka prova se është kthyer mbrapsht gaz përgjatë linjës nga Gjermania në Poloni dhe Ukrainë, gjë që ka sjellë më shumë probleme për konsumatorët gjermanë dhe ka detyruar kompanitë polake dhe ukrainase të paguajnë më shumë krahasimisht nëse do ta kishin blerë rrymën direkt nga Gazprom.

“Ka kthim të gazit nga Gjermania në Poloni dhe siç duket, Ukraina. Gazi është pompuar jashtë nëntokës në Gjermani, ku 47% e gazit është blerë, ndërkohë që dimri ka filluar. Nuk dua të ndalem në çmimin e këtij kthimi pas. Këto çmime janë dukshëm më të larta sesa ato për sasitë e siguruara nga Gazprom. Të gjitha problemet në Europën Perëndimore janë shkaktuar nga ata vetë dhe Gazprom nuk duhet fajësuar për këtë. Më mirë të shihni në pasqyrë”, tha Sergey Kupriyanov, përfaqësues i Gazprom.

Gazprom deklaroi se shumë vende në Evropë tashmë kanë marrë gjithë gazin për të cilin kanë paguar këtë vit, dhe nuk kanë bërë kërkesa të mëtejshme, duke çuar në mbylljen e përkohshme të gazsjellësit.

Kompania theksoi se është e gatshme të vijojë furnizimin sapo të ketë kërkesa të reja dhe pagesa.

Analistët thonë se rritja e fundit e çmimit, 2 dollarë për metër kubik që është një rekord historik, është shkaktuar nga parashikimet e motit në Evropë dhe vendimi i Agjencisë Federale të Gjermanisë, e cila shtyu certifikimin e “Nordstream 2” të paktën deri në muajin korrik.

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *