Fundi i sezonit turistik po “kёrcenon” konsumatorin shqiptar me parashikime mjaft tё zymta pёr çmimin e karburanteve dhe nuk ёshtё diçka e paimagjinushme qё çmimi i Benzinёs e Diezelit nёpёr stacionet e karburanteve tё kuotohet shpejt pranё 200 l/ltr; falё kjo zgjidhjes mё tё fundit fiskale-taksёs sё qarkullimit, qё qeveria aplikoi me justifikimin e rregullimit tё tregut dhe pakёsimin e ndotjes por qё sigurisht i “rregullon” asaj sё pari financat e pёrsa i pёrket reduktimit tё ndotjes mbeten pёr t’u parё rezultatet… Se ja psh. pak kohё mё parё njё shoqёrie tё huaj j’u dha ish-monopoli shtetёror i kontrollit teknik tё automjeteve e kjo u trumbetua si njё zgjidhje produktive; se sa e tillё rezultoi qytetarёt e shohin pёrditё nё “barakat 4 rrotshe” (siç i emёrton makinat e vjetra njё shkrim mjaft entuziast pёr koston “dobiprurёse” tё taksёs sё qeverisё nё raport me ndotjen) qё paguajnё nёn dorё e.. vazhdojnё tё lёvizin.
Letër e nënshkruar: Vladimir Puka