Rritja e çmimit të ujit, Arben Malaj: Strukturim tarifave, por të mbrohen shtresat në nevojë

Gazeta Dita

Akademiku dhe Rektori i Universitetit “Luarasi” Arben Malaj, i cili u përfshi sot në debatin për rritjen e çmimit të ujit të pijshëm nga Bashkia e Tiranës, sqaron pozicionin e tij.

I ftuar në rubrikën “Opinion” në News 24, Malaj tha qartë se uji duhet trajtuar si një e drejtë humane.

Nisur nga kjo, ai theksoi edhe njëherë se duhet të ketë strukturim të tarifave, por duke mbrojtur shtresat në nevojë.

“Patjetër që duhet të njihet dhe të sigurohet mbështetje për shtresat në nevojë. Politikat sociale nuk i ofrojnë apo garantojnë kompanitë e shërbimeve por qeveria qendrore dhe lokale. Përfshirja sociale është sot parimi kryesor i çdo reforme, çka në thelb kërkon që të mos goditen shtresat e varfra”,- sqaroi Malaj.

Sipas tij, politikat e Bashkisë së Tiranës duhet të jenë të tilla që asnjë individ apo familje shqiptare në vështirësi të mos penalizohet.

“Asnjë individ apo familje shqiptare në vështirësi të mos penalizohet por nga ana tjetër në emër të tyre nuk duhen penguar reformat”,- shtoi Malaj.

Share This Article
7 Comments
  • GANGSTERI I TRAGJEDISE SE OTRANTOS

    paska hapur gojen perseri, dhe ku pa, aty ku mundesite per te zhvatur jane te shumefishta.

    Strukturim te çmimit?

    Nuk e di ky qelbesira, se para se te “strukturohet çmimi” i ujit si nevoje paresore per popullsine, duhet haturar nje Projekt-Plan, jo nga hajdutet e seres se tij, si Veliaj me shoke, por nga specialiste te fushes se Ujesjelles-Kanalizimeve, ne se kane mbetur akoma te tille.

    Nuk mundet nje Banke Gjermane te imponoje çmimin e pageses se ujit te shqiptareve, ku me siguri ka nje perfitim te majme. Eshte absurditet qe çmimi jo vetem ai i aprovuari nga Velushka, por edhe me i fundit, eshte gati tre here me i larte se çmimi qe paguajne banoret e Romes ne Itali. Kjo pa llogaritur disnivelin ekonomik te nje familjeje shqiptare me ate italiane, ku gremina eshte shume me e thelle.

    Me sa kam kuptuar keta zylyfe, ne planin e sapomiratuar, kane parashikuar furnizimin me uje me kaptacion direkt nga burimet, pa depzita te kompensimit, aq te nevojeshme dhe standarte ne çdo ujesjelles modern.

    Po nuk e le prapanica kete kriminel te nrgitur plot habi ne nivelin e “akademikut”, pa u perfshire edhe aty ku jo vetem nuk e njeh sferen teknike te çeshtjeve, por edhe me teorite e tij te borxheve, qe me se fundmi do ti pagujne shqiptaret, edhe per rryshfetet, per cilesine e dobet te punimeve, per gabimet teknike ne projektim dhe ate filozofine e Velushkes me “honoris causa”, per tre vite nuk do paguajme interes ? Po harron te tregoje qe kapitalin prej 240 milion eurosh te marre borxh do e shlyejme deri ne nje cent, brenda tete a dhjete viteve, perfshire interesat pas vitit te trete.

    Njerez te ndyre ….Pty!

  • Ore profesor,
    Cfare thua te mbrohen te varferit, kur ne total nuk do te paguajne me shume se 200 leke me teper ne muaj sikur te harxhonin 10 meter kub uje. Mos humbni llogjiken keshtu.

  • Akademik Arben Malaj-titull shume i vonuar per 25 vjet, qysh nga studimi i tij: Ekonomia shqiptare lart e me lart ne majen e Piramidave te Parave!

  • Ke të besojmë !?
    Para disa vitesh, nga UKT, u ble hidrocentrali i Lana Gregasit me 30 miljon dollarë.Kjo blerje e shitje, u propogandua ,se në Tiranë, uji do të ketë koston me të lirë,pra natyrisht edhe çmimi.Shifra e madhe tregon se fitimi i ndërmarrjes është i lartë.Blerja u bë kundërshtim me çdo ligj të shtetit Shqiptar. Publiku ribleu pronën publike.Pronat Publike kalojnë nga një inatitucion në tjetrin me transferim kapital.Ligji e përcakton qartë, prej shumë vitesh, këtë veprim kontabël.
    Para pak kohësh,Kryetari i Bashkisë,deklaroi se UKT do të administrohet me partneritet shtet privat.
    Çdo muaj fatura e ujit tek qytetarët shkon me dy zëra: Uji i pishëm,me 120 lek m3 dhe ujë i përdorur me 30 lek m3.Në shtëpia është një sahat matës për ujin.Janë të pakët në Tiranë ata që e përdorin ujin e UKT-së për ta pirë.Faturisti,me intuiten e vet,sa sheh metër kumbët në sahat, ndane fi-fti dy treguesit, me diferencë të madhe në çmim.
    Ne faturën mjerane Bashkia shton edhe këto zera:
    1Tarifë sherbimi. 2.Vlerë ujëmatësi dhe aksesor. 3.Vlera kundravajtjes. 4.Vlera e librezës. 5. Tarifa e pastrimit. 6. Taksa mbi ndertesen. 7.Taksa e përkohshme për infratstrukturën arsimore. 8. Taksa te tjera!?
    Kërkohet përsëri ngritje çmimi!? Këto veprime,kanë një arsyetim. T’u marrim paratë gjindjes që paguan rregullisht, sa të kemi shtetin në dorë.Inflacioni bën punën e vet.Pagat publike në Shqipëri janë sa gjysma e atyre në Kosove.A doni me na e lanë ndonjë lek ,t’u japim bukë e ujë fëmijëve tanë,se për gjëra tjera,nga pagat minimale, nuk tepron gjë.Edhe ne faturen e OSHEE-se te njejtat problem janë.Fut e bjer për ata që nuk bezajnë.
    Ky “profesori” na thote se uji eshte e drejte humane.Ku e ke gjete kete logjike.Pa uje, maksimumi, njeriu jeton deri ne tete dite,ndersa pa buke deri ne 45 dite.Eshte domosdoshmeri jetike uji,per te gjithe njerezimin si te varfer e te pasur.
    Me respekt , Fatmir Lohja.

  • ah ah… kur grabitcaret behen bashke per me mbrotje tepsine e tyre!
    Beni nje krahasim sa shpenzojne te tjeret per nje problem edhe kuptoni se ketu kemi nje vjedhje ashiqare te idioteve pa ze te albanistanin qe durojne cdo gje gjithe jeten si slave qe jane!
    Franca me 80 millions shteezoj kantierin naval ne Saint Nazaire edhe garanton pune per mbi 6000 njereze ;; kurse keta e falin ate qe sjell fitim si cdo here, sepse nje pjese e tortes iu kthehet ne xhep private.
    Privati me paret tona?
    Po pse privati nuk po investon paret e veta nje here e pastaj te rritet cmimi per t’ia kthye paret atij?
    Cfare eshte ky partneritet me privatin kur paret jane tona? Sikur RRUga e kombit po na dell kjo pune, ne te paguajne dy here:nje here per lulin e Erionin e nje here per punen?

  • PS :kush eshte privati qe do krye punet? nuk e mesojme dot kur lexojme shtypin shqiptar apo kur lexojme ERRUne (Ah transparenca e proklamuar qe sjell plot faqe kot pa asnje informacione faktuale!);;;

  • bytheprape nysen punet kendej: ne vend se me na treguar cfare do behet ,ku do investohet, ku do merret uji si do sillet uji ne Tirane, a do kemi uj nga bjeshket tona qe derdhet kot ne dete apo do kemi pastrim te ujerave te zeza e riciklim, kurkush nuk di gje e kurkund nuk gjen informacione, pos qe duhet rritur çmimi edhe duhet votuar pa dite asgje rritjen e çmimit? Pse 220 million e Jo 250 apo 300 apo 100? kush e vleresoj oferten e ketij çmimi e me cfare argumente u fixuar ky çmim? Nuk jemi aq debila sot sa mos me mujte me be nje hesap vete ne si publik, pra pse nuk presentohet publikut keto dokumente mbi te cilen ky cmim i ujit eshte fixuar?
    Boll me me vendime nga njeshi kryeneveti pa asnje diskutim publik!
    Sa kemi mbledhur pare nga taxat e komunes per pastrim, sahat etj etj qe cdo dite na fakturohen ? ku u investuan, etj etj !Qytetare mos rrini kot, bile kohen bosh perdorne per te hulumtue ku shkojne paret e juaja e behuni vete specialista e kontrolore te manaxhimit te pareve publike. Pa qytetare nuk behet shteti: Kerkoni te drejten tuaj per me pa e me kontrolluar gjerat!
    tek ERRU asnje informacion per Ujin edhe kete rritje te Cmimit!A eshte normal kjo, mbasi ne paguajme per kete ERRU qe kishe duhet te na informoje!!!
    Pra njerezet qe marrin rroge, nga taxat tona, dmth nga xhepi i jone, pa ba pune jo me!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *