Rritja e çmimit të ujit, këshilltarët e LSI-së: Duam dëgjesë publike

Ornela

Këshilltarët e Lëvizjes Socialiste për Integrim në Bashkinë e Tiranës do kërkojnë dëgjesë publike për propozimin e Erion Veliajt për rritjen e çmimit të ujit të pijshëm.

Vendimi është marrë pas një mbledhje të zhvilluar mes këshilltarëve mesditën e kësaj të marte.

Bashkia e Tiranës kërkon rritjen e çmimit të ujit me 44% nga 45 në 65 lekë për m³.

Më herët ishin këshilltarët e djathtë ata të cilët u shprehën kundër rritjes së çmimit të ujit, ndërsa kërkuan protesta nga qytetarët për të kthyer pas propozimin në Këshillin Bashkiak për rritjen e çmimit të ujit.

Këshilli Bashkiak pritet të mblidhet nesër në orën 18:00 me rend dite pikërisht rritjen e çmimit të ujit.

Share This Article
1 Comment
  • Per cfare do te kerkojne ndjese keta kapslleke idesh !
    S’merren vesht perse do te kerkojne ndjese ? Sqarojeni
    o njerez eklektike ?! Cfare karlleqesh !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *