Rritja e çmimit të ujit, Luan Rama: Nuk jemi pjesë e asnjë pazari

Gazeta Dita

LSI nuk është pjesë e asnjë pazari. Kështu ka deklaruar në një lidhje telefonike në News24, nënkryetari i LSI-së Luan Rama në lidhje me çështjen e rritjes së çmimit të ujit të pijshëm.

Ai tha se LSI është pjesë e shqetësimit qytetar dhe se ka dhjetëra mënyra për rritjen e të ardhurave të Ndërmarrjes së Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë.

“Ne do te kthehemi në mbledhje vetëm kur të bindemi që mbrohet dhe i shërbehet interesit qytetar. LSI nuk është pjesë e asnjë pazari! LSI është pjese vetëm e shqetësimit qytetar!
Është skandaloze që UKT nuk faturon dot më shumë se sa 30% të konsumimit të ujit. Ka një mijë mënyra se ku mund të rriten të ardhurat e kësaj ndërmarrjeje. Ne do jemi pjesë e reformimit të kësaj ndërmarrjeje”, deklaroi Luan Rama.

Ai theksoi se LSI nuk do t’i braktisë qytetarët për asnjë lloj interesi.
“Nuk mund të jetë ky propozimi bazë. Nëse pas një procesi transparent reflektohen propozimet tona dhe natyrisht duke diferencuar çmimet për bizneset…LSI nuk do t’i braktisë qytetarët për asnjë lloj interesi”, deklaroi Luan Rama.

Share This Article
1 Comment
  • Po Po PO ! Sa u qane shpirte ketyre per qytetaret.? A thua se nuk i njohim keto borbon qe edhe qimet ja kan hequre ketij populli dhe sote per te besh shov politike dalin me keto propozime qe nje pjes te tyre velia i ka ekzekutuar qe me pare. PSH Lidhjet e pa ligjeshme i ka prere dhe ka marre masa drestike, ndersa sote LSI kerkon te marre flamurin e ketyre nismave.
    Keshtu jan mesuar keta te LSI- ose mme mire te themi keta te LSH E LISE ne momente decizive te marrin flamurin. Keta e perdoren per reformen kure e pan qe ferra e mori uraten nxoren iden e konsensuesit. e te t tjera.
    Ketyre Borbonve u vete mendja se populli eshte budalle. Ne se u qan shpirti per popullin kthejnani atuij floririn qe ja grabitet dhe sote i bin kryqe terthore Evropes me parat e popullit shqiptare.!
    Te keni turpe.!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *