Rritja e depozitave në valutë nuk ndalet edhe pas deuroizimit

DITA Online
epa02150995 (FILE) A file picture dated 11 March 2010 shows a euro coin and notes in Frankfurt Main, Germany. On 10 May 2010, German Chancellor Merkel defended the 'unprecedented' 750-billion-euro (960-billion-US dollar) safety net for eurozone members agreed upon overnight in Brussels. Merkel said the 'unique' measures served to 'strengthen and protect' the euro currency against 'broad attacks' on the markets. Merkel also stressed that any such bail-out would be attached to stringent demands for any ailing economy to enact budget reforms. EPA/TOBIAS KLEINSCHMIDT

 

Prej normave të ulta të interesit shqiptarët po zhvendosin kursimet e tyre drejt mundësive më të mira për fitime.

Banka e Shqipërisë raportoi se, për të përfituar nga normat më të larta të interesit, individët kanë investuar rreth 7.3 miliardë lekë në letra me vlerë të qeverisë në gjashtëmujorin e parë të vitit, ndërsa depozitat e tyre në monedhë vendase janë reduktuar me rreth 2.7 miliardë lekë.

Nga ana tjetër zgjerimi i depozitave në valutë ka vijuar duke u mbështetur si nga depozitat për individë, ashtu edhe nga depozitat për biznese.

Ato rezultojnë kryesisht në trajtën e depozitave pa afat.

Depozitat në sistemin bankar vijojnë të shfaqin norma vjetore e vjetore, por me një trajektore ngadalësuese në tremujorin e dytë. Raporti i tyre ndaj PBB-së vlerësohet në rreth 68.1%, nga 69.6% në fund të tremujorit të parë.

Korrektuar për mbiçmimin e kursit të këmbimit, stoku total i depozitave është zgjeruar vit mbi vit me 1.7% mesatarisht në tremujorin e dytë.

Banka vlerëson se, ritmet e rritjes së depozitave në valutë mbeten më të shpejta se ato në lekë. Rritja e depozitave në lekë, ndër të tjera, reflekton dhe zhvillimet e lartpërmendura të zhvendosjes së kursimeve të individëve jashtë sistemit bankar.

Në prani të normave të ulëta të interesit, struktura kohore e depozitave është zhvendosur më tej drejt përbërësit likuid.

Depozitat pa afat përbëjnë rreth 42.5% të stokut total të depozitave në sistemin bankar.

Gjithashtu, agjentët ekonomikë që investojnë në terma më afatgjatë i kanë zhvendosur kursimet e tyre në depozita me maturitete mbi dy vjet, veçanërisht depozitat në monedhë vendase.

Në fund të muajit qershor, depozitat mbi dy vjet përbëjnë rreth 10.6% të stokut total.

a.s/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *