Në kohët e sotme është shumë e kushtueshme që të keni një fëmijë, pavarësisht vendit në të cilin jetoni.
Por, ndërkohë që Amerika ka një kosto mesatare për rritjen e fëmijëve, Kina është bërë një nga vendet më të shtrenjta në botë për të rritur fëmijë.
Koreja e Jugut kryeson listën e vendeve më të shtrenjta për të rritur një fëmijë, që nga lindja e deri në moshën 18 vjeç, e matur si përqindje e produktit të brendshëm bruto për frymë, sipas një studimi nga Jefferies. PBB është matësi më i gjerë i aktivitetit ekonomik të një vendi.
Kina vjen e dyta, e ndjekur nga Italia. Shtetet e Bashkuara renditen në mes të 14 vendeve më të shtrenjta, midis Gjermanisë dhe Japonisë.
Megjithatë, për sa i përket shumës absolute të parave të shpenzuara, Kina është një nga vendet më të lira për të rritur një fëmijë. Por, gjithçka është relative: “Nëse më pas i përshtasim këto të dhëna me përqindjen e të ardhurave mesatare të disponueshme, Kina bëhet vendi më i shtrenjtë për të rritur fëmijë,” thanë studiuesit e Jefferies.
Pra, çfarë e bën kaq të kushtueshme rritjen e fëmijëve në Lindjen e Largët?
Një pjesë e madhe e kësaj vjen nga kostoja e arsimit dhe nga kostoja e përkujdesit kur fëmija është në moshë më të vogël. Shërbimet parashkollore në Kinë kanë qenë kryesisht private deri vonë, sipas Jefferies.
Duhen më shumë se 75,000 dollarë për të rritur një fëmijë deri në moshën 18 vjeç në Kinë, dhe 22,000 dollarë të tjera për ta dërguar atë në universitet.
Ndonëse ky duket si një shkollim shumë më i lirë nga shifrat me të cilat mund të përballen studentët në Shtetet e Bashkuara, ka një ndryshim kryesor: “Në shumë vende të tjera perëndimore, kreditë studentore që ofrohen nga shteti janë shumë më të zakonshme dhe barra hiqet nga prindërit dhe transferohet te vetë fëmijët,” thanë analistët e Jefferies.
Në Amerikë, për shembull, 55% e studentëve në universitete u diplomuan përmes një kredie në vitin akademik 2019-2020, sipas të dhënave nga Bordi i Kolegjit.
Çfarë mund të bëjë qeveria
Ligjvënësit kanë shumë opsione për të ulur kostot e rritjes së një fëmije, duke përfshirë subvencionimin e përkujdesit ndaj fëmijëve për të kufizuar hendekun që ekziston midis njerëzve me të ardhura të ndryshme.
Pekini tashmë po ndërhyn për t’i bërë më të aksesueshme programet e mësimit pas shkollës. Një tjetër hapësirë ku qeveria mund të ndërhyjë është kostoja e çerdheve dhe e kopshteve, mendojnë analistët e Jefferies.
“Ne e kuptojmë se qeveria po kërkon ose që këto shërbime të ofrohen nga shteti, ose që të rregullojë çmimin e shërbimeve private”, thanë ata.
Qeveria e Kinës njoftoi në planin e saj aktual pesë-vjeçar se synon që të rrisë numrin e vendeve në çerdhe për fëmijët nën moshën tre vjeç, duke shkuar në 4.5 për 1,000 njerëz deri në vitin 2025 – dy herë e gjysmë më shumë se shifra aktuale prej 1.8 për 1,000 njerëz. Për momentin, ka 42 milionë fëmijë kinezë nën moshën tre vjeç. Prindërit e një të tretës së tyre duan që ata të shkojnë në çerdhe, por vetëm 5.5% e tyre kanë mundësi për ta bërë këtë, zbuloi raporti Jefferies.
Më shumë pasuri do të thotë më pak fëmijë
Normat e lindjeve në vendet më të pasura priren të jenë më të ulëta se në vendet në zhvillim. Ky njihet si “paradoksi demografiko-ekonomik”, që do të thotë se ata me më shumë të ardhura zgjedhin të kenë më pak fëmijë sesa njerëzit me të ardhura më të ulëta.
“Teksa Kina zhvillohet ekonomikisht, ka shumë gjasa që ajo të përballet me paradoksin demografiko-ekonomik, ashtu si shumë vende të tjera të zhvilluara, dhe shkalla e lindjeve mund të bjerë në një nivel më të ulët nga sa pritet,” thanë analistët e Jefferies.
Edhe tani, çiftet kineze hezitojnë të kenë më shumë se një fëmijë për shkak të kostos së lartë të rritjes së tyre. Teksa çiftet në vendet perëndimore duan të kenë dy deri në tre fëmijë, shifrat janë më të ulëta në Lindje.
Për më tepër, edhe numri i martesave është gjithashtu në rënie. Por, në kulturat aziatike, është shumë më e pazakontë të kesh një fëmijët jashtë martese sesa në Perëndim.
Tendencat demografike, si për shembull normat e lindjeve, ndikojnë te bizneset dhe te ekonomia e një vendi. Popullsitë e plakura e kanë më të vështirë që të mbajnë sistemet e tyre të mirëqenies, duke përfshirë sigurimet shoqërore dhe pensionet publike, në një kohë kur numri i popullsisë që punon është në rënie. Me kalimin e kohës, kjo mund të rrisë nevojën për procese të tilla si automatizimi, në mënyrë që të zëvendësohen mungesat e punëtorëve.
Tendencat demografike prekin gjithashtu kompanitë dhe aksionet, megjithëse me një efekt që do të duket pas shumë dekadash në të ardhmen, thanë analistët e Jefferies.
“Ne presim të shohim një shtytje të vazhdueshme dhe domethënëse për të ulur koston e rritjes së fëmijëve në rang global dhe më konkretisht në Kinë”, thanë ata.
Kjo mund të përfshijë lehtësirat tatimore, ofrimin e parave cash dhe subvencione./CNN
Po në vendin tonë?
Sa kushton të rrisësh një fëmijë në Shqipëri?
Sipas ekspertëve të ekonomisë mesatarisht 22% e buxhetit familjar në vend shpenzohet për fëmijët
Mesatarisht, një familje shqiptare prej dy personash shpenzon në muaj rreth 63 mijë lekë, ndërkohë që një familje prej dy të rriturish me fëmijë në varësi, shpenzon rreth 85 mijë lekë, tregojnë shifrat zyrtare të Institutit të Statistikave.
Shifrat nuk specifikojnë në rast se bëhet fjalë për një apo disa fëmijë, por norma e ulët e fertilitetit në vendin tonë, në 1.37, si dhe shifrat e konsumit sipas numrit të anëtarëve në një familje, sinjalizojnë se një pjesë e madhe kanë një numër të vogël fëmijësh. Por sa është kosto e të pasurit fëmijë në Shqipëri?
Kështu, diferenca në konsumin mujor mes familjeve me fëmijë dhe atyre pa fëmijë fiksohet në rreth 22 mijë lekë në muaj, në rang kombëtar.
Shifra mbetet e përafërt edhe po të marrim diferencën mes familjeve me 2 persona dhe asaj me tre persona, si dhe atë të familjeve me një person të rritur me fëmijë në varësi dhe asaj të një personi të rritur pa fëmijë në varësi.
Diferenca i “orvatet” shifrës së 20 mijë lekëve në muaj, çka duket të jetë pak a shumë edhe kosto mujore e të pasurit fëmijë për një familje mesatare shqiptare.
Ekspertët theksojnë se kostoja e rritjes së një fëmije në Shqipëri është e lartë.
“Nëse i referohemi pagave mesatare të familjeve shqiptare, ky zë një 20-22% të buxhetit familjar. Por, edhe nga shifrat e INSTAT rezulton që ka edhe diferenca midis familjeve dhe midis qarqeve. Për shembull në Tiranë ka shumë më tepër shpenzime sesa në rrethe, ku jetesa është edhe më e lirë. Doja të theksoja që kur vjen puna te shpenzimet për fëmijët, çdo familje shpenzon sipas mundësisë që ka, pasi varet nga buxheti që ka familja, paga që kanë.
Një fëmijë ka kosto edhe para se të vij në jetë. Duke filluar nga shpenzimet e paralindjes, paketat mjekësore, ekot, procesi i lindjes.
Më tej janë shpenzime të tjera si arredimi i dhomës, karrocat etj. Shpenzimet mujore, ku hyjnë pelenat, ushqimet, produktet kozmetike. Mund të jetë edhe çerdhja ose dado për njerëzit që nuk kanë mundësi t’i mbajnë vetë”- është shprehur më herët ekspertja e ekonomisë, Dorela Beqaj.

O PLEHERURINA, ZGJENIT DOT NDOI FOTO TJETER PO KET ME FEMIJE ME MASKA??
Keshtu e do propaganda more shoke!
Pse nuk e quan reale?
Degjo Ela!
Nuk ka viruse. Viruset jane fantazma te elites globale qe i ka shpikur qe para 200 vjeteve si nocion. Ne fakt ata i helmojne njerzit me pesticide, ushqim skarco, chemtrails etj. Dhe pastaj i genjejne njerzit sikur e ka bere fantazma virus. Per deshmi fallco ata i tregojne njerzimit ca foto te copezave te qelizave te trupit te njeriut dhe thone qe jane keto gjoja viruse. Njerzimni eshte i genjyer. Ata gjoja mjeke qe shkojne neper fakultetet e mjekesise jane te genjyer qe para se te behen mjeke. Ne studime ata i futen akoma me shume ne kete iluzion sepse jane te genjyer dhe injorant nga propaganda dhe binden se keto foto dhe teste komplet jo-domethenese kane ndonje vlere deshmuese. Ja qe nuk kane vlere sepse jane deshmi fallco. Te http://www.whale.to dmth. te balena gjene sa te duash mjeke kundra ketij mashtrimi. Pasi qe mbaron universiteti ata gjoja mjeke kane postin dhe behen perhapes te genjeshtres ne nivelin e dyte. Njerzit binden se dhe keta gjoja mjeke dine te verteten. Por ja qe ata jane te shpelare nga truri dhe nuk dine asnje deshmi per mashtrimet qe ata perhapin nga injoranca e tyre. Ata nuk kane degjuar asgjye mbi keto medime. Viruse nuk ka. Vaksinimi eshte sume i demshem. Nuk i kane vene emrin kot viruse elita boterore sepse virus dmth. helm latinisht. Po i helmojne njerzit pra. Nuk ka viruse jane ca foto te trupezave te qelizave dhe te ashtuquajtura exopsoma qe jane quajtur qellimisht gabim si viruse fantazma. Por ata te shpelare nga propaganda dhe dhuna psikologjike neper universiteti nuk duan ta besojne dhe jane te bindur se genjeshtrat e elites jane te vertete. Por ja qe nuk jane.
Ik mor idiot anadollak
Edhe keto shkrime ketu te bejne mire:
Mamografia eshte e demshme. Mamografia eshte nje krim kundra grave. Mos beni kete test te demshem. Rezultati i te tilla testeve eshte per koshin e plehrave. Ka teste me te mire dhe me efektive qe punojne pa te prekur fare dhe qe punojne me beben e syrit ose dhe me termografi. Con ne vetvete ne kancer dhe ne shume semundje te tjera dhe elita e injoron dhe e zvogelon rrezikun. Prandaj mos beni kete test. Ca doni ju te gazetes? Qe ne kohen kur njerzit jane te shperqendruar me teatrin ne Ukraine te shkojne te bejne kete test te demshem? Dhe ata qe kane bere vaksinat jane shume te goditur sepse vaksinat kane si efekt afatgjat shkaktimin e kancerave. Duhet menduar qe vaksinat mund te shkaktojne poashtu edhe kalcifikime te tilla qe ne mamografi do te duken si kancera dhe qe vet testimi mund ti perkeqsoje dhe te coje ne kancera te vertet. Keshtu qe njerzit do te futen kot ne kimion vrastare.
Imagjinoni tani si po vriten njerzit. Madje me lajmet e tyre te keqija ata i frikesojne njerzit dhe ia bejne jeten ferr.
Ne fakt kanceri sherohet shume kollaj me nje diet me fruta dhe perime te gjalla bio, me bikarbonat, me vitaminen C, B17 dmth. me farat e kajsive dhe te frutave te tjera etj.
Ne Shqiperi eshte Ylli Merja shume kompetent. Po ashtu jane edhe Ruzhdi Metali dhe Hetem Ramadani. Problemi tek Ruzhdiu eshte se ka per mision berjen qesharake e mjekesise alternative. Por ai ka folur mbi shume mjekime te sakta. Hetem Ramadani po ashtu di mbi keto gjera si Ylli dhe Ruzhdiu por ai nuk flet mbi metodat e mjekimit praktik dhe ngel kastile ne teori. Ylli Merja flet se si ka sheruar kancerin dhe shume semundje gjoja te pasherushem. Por ai nuk mundet te flasi ashper dhe ta kundershtoje direkt (edhe pse flet mbi gabimet e mjekesise zyrtare) sepse ai eshte serioz dhe flet mire. Keshtu qe ai nuk e banalizon dhe bene mjekesine alternative qesharake sa qe e bene Ruzhdi Metali. Ruzhdi Metali e bene kastile qesharake mjekesine alternative duke dalur dhe folur si nje njeri i nivelit te dobet pikerisht te Zone e Lire. Ai kastile perzjene ca genjeshtra dhe gjysem te verteta ne thenjet e tij. Ky eshte misioni i tij i demshem. Ne fillim fliste me mire por me synimin per te krijuar nje mirebesim tek ata qe jane me mjekesine sheruese alternative dhe popullore. Por pastaj me kalimin e kohes vihet re nje degradim total tek Zone e Lire sepse ata qe i besojne duhet te kalojne ose te mjekesia zyrtare (sepse jane te zhgenjyer nga ai) ose te besojne pjeses se tij te pasakte qe e thote ai qellimisht qe njerzit te kalojne ne budallek.
Po ashtu Ruzhdiu here thote qe virusi nuk eshte dhe here bene sikur virusi egziston. Kastile per ta bere mjekesine alternative qesharake dhe per te krijuar nje turbullim te tille qe njerzit mos te kuptojne se ca eshte e verteta tamam. Edhe Ylli e bene sikur eshte. Edhe Hetemi. Ata nuk lejohet te flasin kaq mire kundra linjes zyrtare dhe ta hedin ne koshin e plehrave. Viruset nuk egzistojne. Jane nje keqinterpretim. Nuk ka viruse
Shikoni Menten dhe Balenen per me shume.
Ti qëke keq fare
Ela ti qenke keq!
Hajvan