Rritja ‘kineze’ importit shqiptar, të dhënat e Instat mbi tregtinë e jashtme

Edona Llukacaj

Të dhënat e Instat mbi tregtinë e jashtme për peridhën janar-gusht 2019 kanë zbuluar se në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë importi është rritur me 12.9 miliard lekë dhe se 50% e këtij importi vjen nga Kina.

Sipas të dhënave të Instat, në janar-gusht 2018, Shqipëria importoi 415.9 miliard lekë mallra nga jashtë, ndërsa për të njëjtën periudhë të vitit 2019, vlera e mallrave të importuar është 428.9 miliardë lekë. Pra, Shqipëria ka importuar 12.9 miliard lekë mallra më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Po sipas të dhënave, nga këto 12.9 miliard lekë mallra më shumë, afro 6 miliard janë mallrat që Shqipëria i ka importuar nga Kina.

Referuar të dhënave të Instituti të Statistikave, në janar- gusht 2018, nga Kina janë importuar mallra në vlerën 33.728 miliard lekë, kurse për të njëjtin tetëmujor të vitit 2019, këto mallra kanë kapur vlerën e 39.818 miliard lekëve.

Për më tepër, Kina është një nga vendet me të cilat Shqipëria ndjeu rritjen më të madhe të eksporteve në tetëmujorin e parë të vitit 2019, konkretisht, me 7%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në janar- gusht 2019, vendi ynë eksportoi drejt Kinës 4.169 miliardë lekë mallra. Në po të njëjtën periudhë të vitit paraardhës, kjo vlerë ishte 3.897 miliardë lekë.

Kjo rritje, me 7% për këtë pjesë të vitit tregon një tendencë pozitive, megjithëse mbetet shumë larg asaj që Shqipëria merr nga Kina./ Scan

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *